Sport

“Cristiano nuk kënaqet kurrë”/ Pogba mëson edhe nga të rinjtë, ja kë studion francezi

Autori: Gazeta inFokus 07:24 | 18 November 2022

Paul Pogba është një nga emrat e mëdha që mungon në Kupën e Botës së Katarit.

Francezi që këtë sezon u rikthye te Juventus, vuan një dëmtim në gju dhe vijon fazën e rikuperimit për pjesën e dytë të sezonit me skuadrën italiane.

Prej disa sezonesh, mesfushori nuk është shfaqur në versionin e tij më të mirë, megjithatë Pogba së fundmi shprehet se është gjithnjë në kërkim të përmirësimit, madje mëson edhe nga më të rinjtë.

-Advertisement-

“Më pëlqen shumë të shoh si luajnë futboll më të rinjtë. Ata kanë kualitete që unë nuk i kam dhe kështu mësoj prej tyre. E shoh që dikush është më i mirë se unë dhe në këtë formë kërkoj të përmirësohem. Nga mesfushorët e rinj më pëlqen Jude Bellingham, ai po bën një punë të shkëlqyer dhe mendoj se do të bëhet nga më të mirët. Megjithatë, De Bruyne mbetet majë, është aty prej një kohë të gjatë. Gjithashtu, admiroj edhe Toni Kroos, Marco Verrati apo Thiago Alcantara”.

Ndërkohë, Pogba flet edhe për Cristiano Ronaldon për të cilin thekson se nuk kënaqet kurrë.

“Cristiano është në krye për shumë kohë, por ai nuk ndalet asnjëherë. Ky është Ronaldo, është personaliteti i tij, ai është një fitues. Nuk është kurrë i kënaqur me atë çfarë arrin dhe pretendon gjithnjë e më shumë nga vetja. Motivimi i tij është çmenduri, unë e shihja çdo ditë në stërvitje te United. Çdo ditë për të ishte një rekord, një sfidë e re. Ronaldo nuk garon me të tjerët, por me veten”, u shpreh Pogba.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKT Kosova synon të rrisë ndërgjegjësimin lidhur me çrregullimet e spektrit të autizmit në Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin
-Advertisement-

Të tjera