Sport

“Cristiano, do transferohesh tek Al-Nassr?”, vjen përgjigja përfundimtare

Autori: Gazeta inFokus 10:07 | 07 December 2022

Cristiano Ronaldo do të jetë pjesë e Al-Nassr nga 1 janari”, deklaroi spanjollja Marca dy ditë më parë, duke theksuar se sulmuesi portugez ka pranuar të transferohet në Arabinë Saudite, aty ku do të përfitojë 200 milionë euro në sezon!

Golashënuesi më i mirë i historisë së futbollit, i cili e nisi nga stoli takimin Portugali-Zvicër (6-1) foli shkurtimisht rreth së ardhmes së tij pas përfundimit të ndeshjes dhe kualifikimit të skuadrës së tij në fazën çerekfinale të Botërorit.

Në një prononcim të shkurtër, CR7 mohoi arritjen e marrëveshjes me klubin arab.

-Advertisement-

“Jo, nuk është e vërtetë që do luaj me Al-Nassr”, deklaroi 37-vjeçari, i cili shpreson të rikthehet titullar në çerekfinalen ndaj Marokun dhe të fitojë Botërorin me Portugalinë e tij.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studio MASTER në UNI, Merr Diplomë dhe lejeqëndrim t’përhershëm në GJERMANI

Të tjera