Cramon polemizon me gazetarin e FAZ’it pas ‘tezës’ më të re për Asociacionin që Kurti e lëshoi në Berlin
Autori: Gazeta inFokus 22:37 | 29 April 2024
Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, ka polemizuar me gazetarin gjerman të “Frankurter Algemeine Zeitung”, Michael Marten, në çështjen e themelimit të Asociacionit të komunave në Kosovë dhe rolin e qeverisë në këtë proces pas një artikulli të gazetës ku trajtohen sfidat me të cilat ballafaqohet Kosova para votimit final në Komitetin e Ministrave rreth anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës. Cramon pyeti me habi se “nga erdhi një përdredhje e tillë” në artikullin i cili citon Kurtin teksa thotë ndër të tjera se “qeveria s’mund ta imponoj Asociacionin”.
Në artikullin e FAZ-it trajtohet ndër të tjera mungesa e iniciativës nga komunat serbe me dyshimet për pengesa të orkestruara nga Beogradi dhe argumenti i Kurtit i cili citohet të ketë deklaruar në Berlin se qeveria “s’ua imponon serbëve draft-Statutin e Asociacionit, është shkelje e të drejtave të njeriut”.
Gazeta shkruan se Kurti e ka paraqitur këtë argument në Berlin, duke thënë se çdo asociacion i komunave, përfshirë ato të dominuara nga serbët, duhet të inicohet dhe miratohet në nivel lokal dhe jo të imponohet nga lart poshtë nga qeveria e Kosovës apo subjektet e jashtme.
“Një asociacion komunash, qofshin ato serbe, mund të themelohet vetëm nga vetë këto komuna. Do të ishte shkelje e parimeve të Këshillit të Evropës dhe Kushtetutës së Kosovës nëse qeveria kosovare do të donte t’i impononte me dekret asociacionit të komunave serbe një draft nga Kuinti (apo ndonjë tjetër). Qeveria mund të sigurojë kornizën dhe të mbështesë themelimin e një asociacioni të komunave me vullnet të mirë, por nuk mund ta imponojë atë – shtysa për këtë do të duhej të vinte nga niveli lokal, nga vetë komunat”, citohet të ketë thënë Kurti.
Cramon reagoi mbi argumentin e gazetarit se “Kosova nuk mundet [ta themeloj Asociacionin]. Asnjë qeveri në Evropë nuk mund të krijojë një Asociacion. Por nëse komunat bien dakord për një asociacion të tillë, shtetet, përfshirë Kosovën natyrisht, duhet t’i mbështesin dhe t’i regjistrojnë ato”, duke pyetur me habi se “nga erdhi një përdredhje e tillë”.
“Pse një qeveri s’duhet ta miratojë një Asociacion komunash?” shtoi Cramon në përgjigje të gazetarit që e pyeti për çfarë përdredhje e kishte fjalën.
Warum sollte eine Regierung nicht einen Gemeindeverband absegnen?— Viola von Cramon (@ViolavonCramon) April 28, 2024
Artikulli shkruan edhe për mungesën e iniciativës nga komunat serbe dhe “pengimeve të orkestruar nga qeveria e presidentit serb Aleksandar Vuçiq” në këtë drejtim me qëllim pengimin e Kosovës në përmbushjen e kushteve të përcaktuara nga Këshilli i Evropës si kriter për anëtarësim.
“Nga këndvështrimi i presidentit serb Aleksandar Vuçiq, i cili kontrollon dhe drejton politikanët e serbëve të Kosovës, konflikti është një kurth i përsosur për Kosovën: Beogradi i ndalon politikanët serbë në ish-krahinën e tij të ndërmarrin iniciativa premtuese për të krijuar një asociacion të komunave ose të mbështesin propozime që janë në përputhje me Këshillin e Evropës, ndërsa në të njëjtën kohë ankohen me zë të lartë për mungesën e atij asociacioni”, thuhet aty.
Të tjera
-
Reagojnë komunitetet fetare pas martesës mes dy grave në Shqipëri
Komunitetet fetare në Shqipëri kanë reaguar me shqetësim pas publikimit të im...
-
Temperatura deri në 30 gradë, moti në Shqipëri
Shqipëria do të vijojë nën ndikimin e motit të kthjellët dhe temperaturave të...
-
DASH kritikon Kosovën për mbylljen e degëve të bankës serbe në veri
Departamenti amerikan i Shtetit shprehu zhgënjimin për mbylljen nga policia e...
-
Sot mblidhen katër komisione parlamentare
Sot është paraparë që të mblidhen katër komisione parlamentare. Komisioni ...
-
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë sot do të vazhdojë procesi gjyqë...
-
Mblidhet qeveria
Sot pritet të mblidhet kabineti qeveritar në mbledhjen e radhës, raporton tev...
-
Pentagoni zotohet të vazhdojë transferimin e armëve në Ukrainë
Sekretari i Mbrojtjes Lloyd Austin u zotua të hënën për të vazhduar transferi...
-
Balje: Ne si grup multietnik do e votonim shpërndarjen e Kuvendit
Deputetja Duda Balje ka thënë se nëse bëhet shpërndarja e Kuvendit do e votoj...
-
Dinarë, euro, dollarë e franga: Operacioni i Policisë së Kosovës në veri, që kaloi pa ndonjë incident të pretenduar nga Serbia
Autoritetet në Kosovë gjatë ditës së djeshjme kanë kryer një operacion polico...
-
Moti i vranët dhe me intervale me diell
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se moti në vendin tonë sot...
-
Kjo zonë parashikohet që sot të ketë stuhi të fuqishme dhe përmbytje
Pas shiut të rrëmbyeshëm që përfshiu orët e para të mëngjesit Prishtinën dhe ...
-
25 vjet nga masakra e Stagovës së Kaçanikut
Më 21 maj bëhen 25 vite nga masakrimi i 13 qytetarëve të pafajshëm në fshatin...