Lajme

Cramon përshëndet vendimin për Pantiç, kërkon “heqjen e menjëhershme” të barrikadave

Autori: Gazeta inFokus 14:11 | 28 December 2022

Ndërrimin e masës së sigurisë së Dejan Pantiç prej paraburgimi në arrest shtëpiak e ka përshëndetur eurodeputetja e të gjelbërve, Viola von Cramon.

Pas ndërrimit të kësaj mase, Cramon ka thënë se tani duhet të pasojë “heqja e menjëhershme e barrikadave” në pjesën veriore të vendit si dhe “shtensioni i plotë” i situatës.

“E mirëpres ngrohtësisht vendimin e gjykatës që Dejan Pantiçin ta dërgojnë në arrest shtëpiak. Kjo duhe të çojë në heqjen e menjëhershme të barrikadave në veri të Kosovës si dhe shtensionimin e plot të situatës”, ka shkruar Cramon.

-Advertisement-

“Mbështetje të plotë për KFOR’in dhe Eulex-in në mbikëqyrjen e kësaj”, ka përfunduar Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon.

Çfarë ndodhi me Pantiç’in?

Ish-policit të komunitetit serb të Kosovës të mbajtur në paraburgim për dyshime rreth sulmeve terroriste ndaj zyrtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, i është ndryshuar masa e sigurisë në arrest shtëpiak, konfirmoi Gjykata Themelore në Prishtinë.

“Ka qenë kërkesë e Prokurorisë Speciale që masa e sigurisë t’i ndryshohet nga paraburgim në arrest shtëpiak dhe gjykata ka aprovuar këtë ndryshim”, tha zëdhënësja Mirlinda Gashi për Reporteri.net.

Para pak kohësh edhe avokati i Dejan Pantiç, Nebojsha Vllaiq, ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë se klientit të tij i është zëvendësuar masa e paraburgimit me arrest shtëpiak.

“Policia [e Kosovës] është e obliguar që të transferojë Patiqin në adresën ku ai jeton”, tha ai.

Lirimin e tij në arrest shtëpiak e ka konfirmuar për mediat serbe edhe djali i Pantiqit.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u shpreh i çuditur me ndërrimin e masës të sigurisë së Dejan Pantç.

“Kur kemi akuzë për terrorizëm të dërgohesh në arrest shtëpiak.. , unë jam shumë kureshtar ta marr vesh se cili është ai prokuror që kërkon arrest shtëpiak e cili është  ai gjyqtar  i procedurës paraprake që e aprovon”.

Pantiq, u arrestua nën dyshimet se qenë i përfshirë në organizimin e sulmeve në zyrat e KKZ-së dhe sulmeve ndaj personave zyrtarë të KQZ-së dhe Policisë së Kosovës.

Serbët tash e tri javë kanë ngritur barrikada në veri dhe njëra ndër kërkesat e tyre për tërheqjen e barrikadave, ishte lirimi i Pantiqit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Po, Po 31 Vetura Dacia Logan shpërblim për konsumator nga ETC

Të tjera