Lajme

COVID-19 “sulmon” mantelbardhët e Prizrenit

Autori: Gazeta inFokus 20:37 | 30 July 2022

22 punonjës shëndetësor kanë rezultuar pozitiv me COVID-19 në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prizren.

Të infektuar janë 12 mjekë, 8 infermierë e 2 teknik, derisa 2 personat tjerë janë personel ndihmës.

Për shkak të këtij shpërthimi, stafi i qendrave të tjera mjekësore që ka më pak kërkesa është zhvendosur në qendër të qytetit, pasi që aty numri i pacientëve të cilët kërkojnë shërbime mjekësorë është më i madh.

-Advertisement-

Sipas kreut të kujdesit parësorë të kësaj komune, 90 përqind e personelit janë të imunizuar me 3 doza dhe afro 99.9 përqind me dy doza të vaksinës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova synon të rrisë ndërgjegjësimin lidhur me çrregullimet e spektrit të autizmit në Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin
-Advertisement-

Të tjera