Lajme

Shtëpia e Bardhë: Trumpi dhe Putini do të diskutojnë nesër për termocentralin

Autori: Gazeta inFokus 20:01 | 17 March 2025

Sekretarja më e re e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt ka thënë se Donald Trump do të diskutojë nesër me Vladimir Putinin për një termocentral në kufirin e Ukrainës dhe Rusisë.

Leavitt nuk ka dhënë asnjë detaj se cilit termocentral i referohej, raporton Sky News.

Mirëpo, komentet e saj mund të kenë qenë një referencë për termocentralin bërthamor Zaporizhzhia të pushtuar nga Rusia – centrali bërthamor më i madh në Evropë.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Super Zbritje në Artmotion
-Advertisement-

Të tjera