COVID-19, shërohen edhe dy pacientë, nga 36 të prekurit në Infektivë tre në gjendje të rëndë
Autori: Gazeta inFokus 15:34 | 04 May 2020
Në Klinikën Infektive janë duke u trajtuar 36 pacientë me COVID-19, prej të cilëve tre persona janë në kujdesin intensiv dhe në gjendje shumë të rëndë. Ndërkaq, katër persona janë duke u trajtuar me oksigjeno-terapi.
Infektologu Sali Ahmeti për KosovaPress tha se nga tre personat që janë në gjendje të rëndë, dy prej tyre janë edhe në hemodializë kronike.
“Ne sot kemi 36 pacientë të spitalizuar, prej atyre katër janë me oksigjeno terapi me gjendje të rëndë, por megjithatë stabile. Ndërsa, tre janë në kujdesin intensiv, ata janë në gjendje shumë të rëndë, dy prej tyre janë edhe në hemodializë kronike të cilat po i kryejnë edhe këtu tek ne, por gjendja e tyre vazhdon të mbetet e rëndë”, tha ai.
Infektologu Ahmeti bëri të ditur se sot janë liruar dy persona, të cilët janë shëruar nga virusi COVID-19, ndërsa dy të tjerë janë në pritje të rezultateve.
Ndërsa, sa i përket personelit shëndetësor ai tha se nuk ka ndonjë rast të ri.
Duke qenë se ditëve të fundit ka pasur një numër më të ulët të rasteve të reja me COVID-19, ai potencon se është një kohë pak më relaksuese, por që thotë se duhet të vazhdohet me respektimin e masave.
“Është kohë pak më relaksuese, por që nuk do të thotë të shpërqendrohemi dhe të largojmë vëmendjen nga kujdesi i masave të rekomanduara deri më tani. Ne duhet me pas kujdes të shtuar që edhe kah fundi mos të humbim durimin, masat preventive duhet të respektohen sikurse edhe më parë”, tha ai.
Në Kosovë deri më tani janë 851 raste me COVID-19, prej të cilëve 381 persona janë shëruar, ndërsa 22 kanë vdekur./
Të tjera
-
Kronologjia e mạsakrës në Cetinje me 12 të vrarë, policia thotë se u informua gabimisht për lokacionin
Drejtori i Policisë në Malin e Zi, Llazar Shqepanoviq tha se Aco Martinoviq, ...
-
“Ndërprerje rryme çdo ditë deri në shtatë orë” – Revoltohen banorët e Livoçit
Banorët e fshatit Livoç i Epërm, në rrugën “Shyqri Ajvazi”, janë mbledhur par...
-
Parashikimi i motit për të premten
Për të premten parashikohet mot me vranësira dhe intervale të shkurta me diel...
-
44 vjeçari në Prizren goditet në krahëror me thịkë nga një 18 vjeçar, policia jep detaje
Një person është goditur me thikë në krahëror, pas një mosmarrëveshjeje që pa...
-
Krasniqi: Vetëvendosje do që institucionet të veprojnë sipas nevojave politike të partisë
Lëvizja Vetëvendosje, bëri të ditur se sot ka dorëzuar, përmes postës, ankes...
-
Fëmija u gjet në rrugë, tre viktima u nxorrën nga vetura, Policia në kërkim të trupit të katërt pasi automjeti ra në lum
Është nxjerrë nga lumi vetura bashkë me tre trupa të pajetë. Policia dhe e...
-
Tragjedia në Vardar, tre të vdekur brenda makinës që u nxor nga lumi
Është nxjerrë nga lumi vetura me tre trupa të pajetë. Siç raporton Alsat n...
-
Aksident i rëndë: Vetura bie në Vardar, kalimtarët gjejnë në rrugë fëmijën 5 vjeçar, katër familjarë ende të zhdukur
Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme ku një vetura ka rënë në lum...
-
Dyshohet se babai ka vrarë djalin në Tetovë
Në Tetovë, dyshohet se babai vret djalin e vet. Ngjarja ka ndodhur lagjen Bll...
-
Ky është ushtari amerikan që vdiq në shpërthimin e Teslas
Personi që autoritetet amerikane besojnë se vdiq në Tesla Cybertruck që shpër...
-
“Vazhdojmë të zbatojmë mandatin” – KFOR-i kryen një trajnim të rëndësishëm në Boondsteel
KFOR ka bërë të ditur se ushtarët amerikanë që janë pjesë e këtij misioni në ...
-
Publikohen çmimet e biletave për të gjitha linjat e Tafikut Urban
Komuna e Prishtinës ka njoftuar e qytetarët për çmimet e biletave të transpor...