Lajme

Covid-19/ Grupi i ri i OBSH-së mund të jetë shansi i fundit për të gjetur origjinën e virusit

Autori: Gazeta inFokus 14:36 | 14 October 2021

Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH) deklaroi se ngritja e një grupi të ri pune mund të jetë shansi i fundit për të zbuluar origjinën e Covid-19.

OBSH, ka emëruar 26 ekspertë për t’u bashkuar me ekipin, Sago, një grup shkencor që merret me studimin e origjinave të patogjenëve të rinj.

Më shumë se një vit e gjysmë më parë, që nga zbulimi i virusit në qytetin kinez të Uhan, pyetja se si u shfaq për herë të parë, mbetet ende e paqartë për shkencëtarët.

-Advertisement-

Ky ekip shkencëtarësh do të marrë në studim dy hipoteza, e para; nëse virusi ka dalë nga kafshët përmes tregjeve të mishit në Uhan dhe e dyta, nëse rrjedh nga një gabim laboratorik.

Kina e ka hedhur poshtë me forcë hipotezën e dytë.

Në shkurt, një ekip i OBSH-së, i ngarkuar me hetimin e origjinës së COVID, fluturoi për në Kinë dhe arriti në përfundimin se virusi ndoshta kishte ardhur nga lakuriqët e natës, por sipas tyre për ta vërtetuar një hipotezë të tillë duhej më shumë punë.

Drjetori i Përgjithshëm i OBSH-së, Dr.Tedros Adhanom Ggebreyesus, më vonë, tha se hetimi ishte penguar nga mungesa e të dhënave dhe transparencës nga pala kineze.

Anëtarët e propozuar të grupit Sago, përfshijnë gjashtë ekspertë që vizituan Kinën si pjesë e ekipit të mëparshëm.

Mësohet se përveç origjinës së koronavirusit, ky grup ekspertësh do të studiojë edhe origjinën e patogjenëve të tjerë me rrezik të lartë.

“Të kuptuarit se nga vijnë patogjenët e rinj është thelbësore për parandalimin e epidemive në të ardhmen”, tha Dr.Tedros.

Në një editorial të përbashkët për revistën shkencore “Science”, Dr.Tedros dhe disa zyrtarë të tjerë të OBSH-së thanë se “një aksident laboratorik nuk mund të përjashtohet”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Për Festën e Bajramit, ZBRITJE deri n’KUPË t’QIELLIT!
-Advertisement-

Të tjera