Costa zbulon dyshimet fillestare të ardhjes së Ronaldos te Juventusi

Autori: Gazeta inFokus
09:31 | 16 March 2019
Douglas Costa ka zbuluar se kishte dyshime rreth Cristiano Ronaldos, pasi ky i fundit u bashkua me Juventusin, por pranon se portugezi i fitoi të gjithë shumë shpejt në Itali. Ronaldo erdhi nga Real Madridi verën e kaluar për një marrëveshje prej 112 milionë eurosh.
Pesë herë fituesi i “Topit të Artë” e ka justifikuar deri më tani investimin e klubit bardhezi, duke qenë pararojë e kryesimit të Serie A dhe shkuarjes në çerekfinale të Ligës së Kampionëve. Futbollisti 34-vjeçar shënoi një “tripletë” në 1/8 finale, duke përmbysur Atletico Madrid 3-0 në Torino, pas disfatës 2-0 në “Wanda Metropolitano”.
Ylli portugez ka shënuar 24 gola në të gjitha garat, në sezonin e tij të parë me Juventusin. 19 prej tyre janë realizuar në Serie A. Bashkëlojtari bardhezi, Douglas Costa, zbuloi shqetësimet e tij fillestare rreth dhomës së zhveshjes, se ajo do të bëhej e paqëndrueshme:
Besoni apo jo, por kur u bisedua për ardhjen e Cristiano Ronaldos, unë pyeta: cila do të jetë tashmë situata në dhomën e zhveshjes? Ne të gjithë duhet ta duam njëri-tjetrin si shokë ekipi, sepse të tërë kërkojmë një vend në ekip, por Cristiano i fitoi të gjithë shumë shpejt. Ai është një djalë i thjeshtë dhe që dëshiron vetëm të fitojë. Juventusi po kërkonte një lojtar me mentalitetin e tij, kështu që ai na ka dhënë shumë.
Kur mbërriti, mendova nëse lojtari më i mirë në botë është bashkuar me ne, apo jo? Me të, klubi u përmirësua në çdo aspekt, kontributi i tij është i dukshëm. Ai shënon gola çdo javë, ka sjellë më shumë tifozë në stadium dhe ne shpresojmë të fitojmë gjëra të mëdha, të bëjmë histori me të”.
Juve, që do të përballet me Ajax-in në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, do të udhëtojë për në Genoa të dielën. Ronaldo, ndërkohë, u listua në skuadrën e Portugalisë për herë të parë që nga Kampionati Botëror 2018, duke shpresuar se forma e tij në klub do të “përkthehet” e tillë edhe në skenën ndërkombëtare, në kualifikueset e “Euro 2020”.

Të tjera
-
Ish-kreu i Apelit: Vendimet e fundit të Qeverisë janë të kundërligjshme, mund të anulohen
Ligji për Qeverinë e Kosovës, i miratuar nga Qeveria e Albin Kurtit në vitin ...
-
26 vjet nga mas* akra në Poklek dhe Çikatovë
Sot bëhen 26 vjet nga masakra në fshatin Poklek i Vjetër dhe Çikatovë të Vjet...
-
Bajrami: Letra e Kurtit s’ishte dorëheqje por njoftim
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka hedhur kritika ndaj kryeministrit në ...
-
Të akuzuarit për sulmi* n në Banjskë dalin sot para gjykatës
Në Gjykatën Themelore në Prishtinë sot mbahet seanca e parë për rastin e sulm...
-
SHBA do të mbajë bisedime me Evropën për Ukrainën
I dërguari i posaçëm i Donald Trump, Steve Witkoff, dhe diplomati i lartë ame...
-
Seanca konstituive vazhdon sot nga ora 12.00
Kuvendi i Kosovës ka bërë të ditur se seanca konstituive e radhës mbahet sot ...
-
Parashikimi i motit për nesër
Nesër në Kosovë pritet të kemi mot mjaft të ndryshueshëm, edhe pse gjatë dite...
-
Rasti i foshnjës që u fut në rrobalarëse në Spitalin e Pejës, mbahet seanca e parë gjyqësore
Gati tri vite pas ngjarjes së rëndë, dy të akuzuarit, S.I. dhe E.A., punonjës...
-
Kë do votonte Tirana nëse zgjedhjet do mbaheshin sot?
Barometri Euronews-Albania ka sjell për publikun matjet e dyta politike për Q...
-
Përpjekje për “peshkim”, Lushaku-Sadriu: Dy deputetë të LDK’së u kontaktuan nga VV’ja, por morën përgjigjen e duhur
Deputetja e LDK’së, Jehona Lushaku-Sadriu ka folur sa i përket mundësisë së ‘...
-
Zbulohen detaje nga takimi i diskutueshëm: Trump e “përzuri” Muskun nga Pentagoni
Para disa javësh, mediat në SHBA raportuan se Elon Musk ishte parashikuar të ...
-
Bajrami: Kurti s’është aq i çmendur të mendoj sa të tjerët ia duan shtetin më shumë se LDK-ja
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka thënë se gjuhen polarizuese në skenën...