Lajme

Coronavirusi: BE ndanë 68 milionë euro për Kosovën

Autori: Gazeta inFokus 17:04 | 25 March 2020

Bashkimi Europian në një paketë ndihmash për shtetet e Ballkanit Perëndimor, për Kosovën ka ndarë 68 milionë euro, për ta tejkaluar krizën e coronavirusit dhe atë që do ta shkaktojë ajo më pas.

Lajmin e ka bërë të ditur Komisioneri për Zgjerim të BE’së, Oliver Varhelyi, i cili ka njoftuar se vendeve të Ballkanit Perëndimor do t’i ndahen fillimisht 38 milionë euro për situatën emërgjente të coronavirusit, e më pas edhe 373 milionë euro, për t’i suportuar ekonomitë e këtyre vendeve, për të sanuar dëmet që do t’i lë kjo luftë ndaj këtij virusi.

-Advertisement-

Ndërsa, më pas shifrat e ndihmës për Kosovën, i ka publikuar shefja e zyrës së BE’së në Kosovë, Natalyia Apostolova. Ajo ka thënë se është prioritet i BE’së që ta ndihmojë Kosovën në këtë kohë të vështirë, dhe se të gjithë duhet të jemi bashkë për ta sfiduar coronavirusin.

Apostolova, ka bërë të ditur se BE do të ndajë për Kosovën gjithësej 68 milionë euro. Fillimisht do të ndahen 5 milionë euro si ndihmë emergjente, më pas 50 milionë euro për të sanuar dëmet ekonomike e sociale do t’i shkaktojë kjo pandemi. Ndërsa me 13 milionë euro do të ndihmohet buxheti i Kosovës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
TEB sjellë edhe kartelën prestigjioze VISA Infinite

Të tjera