Lajme

Cooper thotë se duhet pasur kujdes me idenë e shkëmbimit

Autori: Gazeta inFokus 07:31 | 18 October 2018

Opsioni i shkëmbimit të territoreve mund të jetë ide e mirë, por duhet pasur kujdes të madh, ka thënë ish-ndërmjetësi i dialogut teknik ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Robert Cooper.

Megjithëse nuk ka treguar nëse ky është opsioni që duhet shmangur nga diskursi i politikanëve në Kosovë dhe Serbi, diplomati evropian ka pranuar se kjo ka shkaktuar shqetësim, shkruan sot Koha Ditore.

Para së gjithash, ai e konsideron të rëndësishme arritjen e një marrëveshjeje ligjërisht të detyrueshme, e cila, sipas tij, do t’i hapte rrugë perspektivës evropiane të të dyja vendeve.

-Advertisement-

“Kur shtrohet për diskutim çështja e shkëmbimit të territoreve duhet pasur kujdes. Duhet pranuar se kjo ka shkaktuar rritim, ku po shfaqen komente të shumta rreth idesë për shkëmbim territoresh. Duhet të kihet kujdes në këtë opsion, edhe pse ndoshta mund të jetë një ide e mirë”, ka thënë Cooper, i cili po merr pjesë në Forumin e Sigurisë në Beograd (BSF), ku temë diskutimi është edhe Kosova. Ai ka shtuar se duhet dhënë kohë lidershipit në Prishtinë dhe Beograd që të gjejnë marrëveshjen e pranueshme. Si ish-negociator ai e ka pranuar se kjo do të jetë e vështirë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E treta e verteta, shpallet fituesi I trete I Lojes Shperblyese se Artmotion?

Të tjera