Comodita edhe më afër SHBA-së, me showroom-in e saj në Las Vegas Market
Autori: Gazeta inFokus 13:24 | 01 February 2023
Fabrika e shpuzës dhe dyshekëve Comodita po merr pjesë për të dytin vit me rradhë si ekspozuese në njërin ndër panairet më të mëdha në botë World Trade Market, në Las Vegas, Nevada. Ky panair mbahet nga data 29 Janar deri më 2 Shkurt 2023.
E vendosur në një kampus të klasit botëror dhe të avancuar, në një sipërfaqe prej më shumë se 501676m2 , Las Vegas Market u ofron blerësve, stilistëve dhe ekspozuesve një përvojë efikase dhe bindëse të tregut. Ky panair ofron mijëra produkte në kategori të ndryshme të shtëpisë nga më se 4.000 ekspozues dhe brende botërore.
Showroom-i i Comodita në Las Vegas Market ka një sipërfaqe prej 350m2 ku po ekspozon inovacionet dhe trendet më të fundit si: dyshekë, jastëkë dhe mbishtresa të dyshekëve të prodhuara me teknologjinë më moderne, duke ju përshtatur nevojave dhe kërkesave të tregut amerikan. Koleksioni më i ri i dyshekëve me të cilën Comodita po prezentohet në këtë panair, patjetër që është një senzacion në vete me modelet dhe përmbajtjen unike të shpuzës ekologjike dhe materialeve tjera të reciklueshme.
Menaxherja e Marketingut, Albana Gazija-Qaushi e konsideron këtë panair si mundësi ideale për t’u promovuar në tregun botëror. Ajo shprehet se “Paraqitja dinjitoze edhe kësaj here ka vënë në pah punën dhe angazhimin e madh që Comodita ka bërë gjatë këtyre viteve, me shpalosjen e linjave të reja të dyshekëve që janë prodhuar veqanërisht për këtë panair. Synim kemi prezentimin e brendit tonë dhe krijimin e bashkëpunimeve të reja, mirëpritjen e vizitorëve të shumtë dhe sigurisht mundësinë e zgjerimit tonë në tregun amerikan dhe më gjërë.”
Comodita tashmë është kompani e njohur në Amerikë, përveq eksportit të madh me dyshekë, nga viti i kaluar është kompania e parë kosovare me showroom-in e saj në panairin kryesor në industrinë e gjumit në SHBA.
Ndër të tjera, përfaqësues të shitjes pranë Comodita potencojnë se po vlerësohet lartë performanca e kompanisë si rezultat i afirmitetit nëpër botë.
Përfaqësuesja e shitjes ndërkombëtare Florina Morina thekson rëndësinë e madhe që ka ky panair për kompaninë. “Pjesëmarrja në këtë panair paraqet një rast unik për rritjen e potencialit të tregut, përkatësisht përfitimin e klientëve të rinj. Hapësirës sonë në këtë panair, po i japin madhështi takimet e frytshme me përfaqësues të kompanive dhe brendeve të njohura të kësaj industrie që po i presim nga dita e parë. Si rezultat i kësaj, po sjellin bashkëpunim me kompani të njohura në botë, të cilët vlerësojnë maksimalisht seriozitetin që kemi në aspektin e prodhimit të produkteve kualitative dhe inovative. Jemi mirënjohës për besimin që na kanë dhënë”.
Las Vegas është një nga tre destinacionet kryesore në Shtetet e Bashkuara. Për konventat e biznesit është qyteti i 25-të më i populluar në Shtetet e Bashkuara dhe qendra kryesore financiare, tregtare dhe kulturore në shtetin e Nevadës.
Të tjera
-
Ganimete Musliu: Kam qenë gjithmonë zëri që flet kur të tjerët heshtin, por për këtë më kanë sulmuar
Përmes një video-materiali, deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganim...
-
Cilave pyetje nuk u përgjigjet DeepSeek i Kinës?
Chatbot-it të DeepSeek AI “i lidhet gjuha” kur pyetet për çështje që konsider...
-
Bedri Hamza: Pensionet i rrisim 70%, pagat 50% dhe me grante deri në 30% i përkrahim investimet e bizneseve
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, e ka nisur ditën me një vid...
-
BE-ja nuk do mosmarrëveshje tregtare me SHBA-në
Bashkimi Evropian dëshiron ta shmangë luftën tregtare me presidentin amerikan...
-
Për 24 orë, policia shqiptoi mbi 1708 gjoba në trafik
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se brenda 24 orëve të kaluara ka shqiptuar...
-
Vidhet nga një shtëpi në Prishtinë kasaforta me ạrmë e fishekë
Një person në Prishtinë ka raportuar në polici së në shtëpinë e tij në rrugën...
-
Kanọsi një person në Facebook, arrestohet i dyshuari në Lipjan
Një person në Lipjan është arrestuar pasi përmes rrjetit social Facebook ka k...
-
Katër raste të dhụnës në familje për 24 orë në Kosovë
Policia e Kosovës ka bërë njoftuar për katër raste të dhunës në familje të ci...
-
61 shtëpi në kryeqytet po e rrezikojnë jetën e qytetarëve
Komuna e Prishtinës ka evidentuar plot 61 shtëpi në kryeqytet, 11 mure dhe nj...
-
Ish-Kryeshefja e Infermierisë kërkon masa urgjente për qentë endacakë: Jam sulmuar jashtëzakonisht rëndë
Ish-kryeshefja e infermierisë në MSH, Fetie Huruglica, ka reaguar për situatë...
-
Në tri javë fushatë, mbi 400 mijë euro gjoba për partitë politike nga PZAP
Mbi 430 mijë euro janë gjobitur partitë politike prej se ka nisur fushata ele...
-
Tahiri i AAK-së paralajmëron: Kurti do të pësojë humbje me 9 shkurt
Kandidati për deputet nga radhët e AAK-së, Besnik Tahiri ka paralajmëruar se ...