Sport

Çmimi i talentit të West Hamit, në “qiell”, në verë projektohet ankandi

Autori: Gazeta inFokus 10:16 | 23 February 2022

Declan Rice është ndër futbollistët më të kërkuar në merkato. Chelsea dhe Manchester United do të luftojnë në verë për t’ia “rrëmbyer” West Hamit dhe ky rivalitet po e kthen interesimin për “yllin” anglez në një ankand të vërtetë.

Sa më shumë kalon koha, aq më i lartë kartoni i 23-vjeçarit. Paraqitjet e tij në Premier Ligë janë të shkëlqyera dhe David Moyes, trajneri i tij, e di se nuk do ta ketë për shumë nën urdhrat e tij. Sigurisht, largimi i tij nuk mund të ndodhë me një çmim normal.

Skocezi tha në fillim të shkurtit se “në verë mendova se Declan Rice kushtonte 100 milionë stërlina (120 euro). Ishte një shans për ta marrë “lire”. Mund ta keni një ide se çfarë mendoj unë tani. Do të duhet një shumë gjigante parash.”

-Advertisement-

Sipas “The Times”, kjo shumë do të jetë së paku 120 milionë stërlina, rreth 144 milionë euro.

Në këtë mënyrë, mesfushori 23-vjeçar do të bëhej nënshkrimi më i shtrenjtë në historinë e Premier League-s. Deri tani, këtë nder e ka Jack Grealish falë 117 milionëve të paguara nga Manchester City në verë, që shkuan në arkën e Aston Villas. Ai ndiqet nga afër nga Romelu Lukaku, për të cilin Chelsea shpenzoi 115 milionë në arkat e Interit.

Cili kub paguan më shumë?

Declan nuk ka pranuar të rinovojë kontratën me West Hamin (i skadon më 30 qershor 2024). Sipas shtypit britanik, ai do të vlerësojë opsionet kur të përfundojë sezoni. Chelsea luan me trukun sentimental, pasi Rice shkoi në akademinë e “çekanëve” në moshën 14-vjeçare pikërisht nga blutë e Londrës.

Edhe Manchester United pritet të hidhet në sulm, por të rregulluar ingranazhet e lojës, diçka që Fred dhe McTominay nuk kanë mundur ta bëjnë si duhet. Ankandi ka nisur, në verë do të shohim cila skuadër do të paguajë më shumë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Thyhet REKORDI I ZBRITJEVE!
-Advertisement-

Të tjera