Çmimet e naftës bien në tregun botëror, por jo edhe në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus
12:47 | 15 July 2022
Derisa çmimet e derivate të naftës dje nëpër tregjet ndërkombëtare ranë në 98 dollarë, një gjë e tillë nuk po ndodh edhe në Kosovë.
Me caktimin e tavanit të çmimit të derivateve nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, çmimi i naftës dhe derivateve të saj po lirohet vetëm për një ose dy centë.
Madje me këtë rregullim, ka raste edhe kur ky çmim po rritet.
Ndërkaq dje në tregjet ndërkombëtare çmimi i naftës ra në 98 dollarë, teksa tregtarët u fokusuan në mundësinë e një rritje të mprehtë të normës së interesit në SHBA, e cila do të godiste ekonominë dhe kërkesën për naftë.
Në tregun e Londrës, çmimi i një fuçie pas mesditës ishte 1.23 dollarë më e ulët se në momentin e mbylljes së djeshme dhe arriti në 98.34 dollarë. Në tregun amerikan, një fuçi me data dorëzimi në gusht tregtohej me një
çmim më të ulët prej 1.41 dollarë, nga 94.89 dollarë.
Në dy javët e fundit, çmimet e naftës janë nën presion nga frika e recesionit, i cili errësoi rënien e eksporteve të naftës së papërpunuar dhe derivateve nga Rusia për shkak të sanksioneve perëndimore dhe ndërprerjeve të furnizimit nga Libia.
Analistët parashikojnë se banka qendrore e SHBA-së do të rrisë normat e interesit me një pikë përqindje të plotë në fund të muajit për të frenuar inflacionin, i cili u hodh në 9.1 për qind në qershor, niveli më i lartë në më shumë se 40 vjet.
Normat më të larta të interesit zakonisht pengojnë aktivitetin ekonomik, gjë që do të nënkuptonte uljen e kërkesës për naftë.
Tregtarët tashmë lexojnë indikacione për këtë trend nga të dhënat se vetëm 18.7 milionë fuçi derivate dorëzohen në SHBA në ditë, të paktën nga qershori 2021.
Rezervat e naftës bruto u rritën në të njëjtën kohë javën e kaluar me 3.3 milionë fuçi për shkak të një raundi të ri të shitjeve të naftës nga rezervat strategjike. Stoqet e benzinës u rritën me 5.3 milionë fuçi.
Importet ditore të naftës së papërpunuar të Kinës ranë në qershor në nivelin e tyre më të ulët që nga korriku 2018 pasi rafinerët parashikonin kufizime të reja për të ulur kërkesën, treguan të mërkurën të dhënat doganore.
Tregtarët do të ndjekin vizitën e presidentit amerikan, Joe Biden në Arabinë Saudite. Biden po udhëton të premten për të marrë pjesë në një samit të vendeve të Gjirit Persik që ai planifikon të thërrasë për të nxjerrë më shumë naftë.
Megjithatë, kapacitetet rezervë të Organizatës së Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC) janë pothuajse të shteruara pasi shumica e prodhuesve tashmë po prodhojnë me kapacitet maksimal. Nuk është e qartë se sa më shumë naftë mund të hedhë Arabia Saudite në treg në afat të shkurtër.
Në një raport të veçantë, OPEC njoftoi sot se një fuçi e shportës së naftës të anëtarëve të tij ishte 104.41 dollarë të mërkurën, që do të thotë se ishte 2.45 dollarë më e lirë në krahasim me një ditë pune më parë.

Të tjera
-
Deputeti Veton Berisha thotë se u sul*mua nga anëtari i kryesisë së partisë së Elbert Krasniqit
Kryetari i Partisë Liberale Egjiptiane, Veton Berisha, ka thënë se dje është ...
-
Ulqin: I konfiskohet vetura luksoze shtetases së Kosovës, kërkohej nga Interpol Belgjika
Zyrtarët policorë të Stacionit të Policisë Kufitare në Ulqin, në pikën e përb...
-
Aksion i madh i policisë dhe prokurorisë në Prizren, rreth 100 policë të përfshirë
Një aksion i madh policor po zhvillohet nga policia në bashkëpunim me Prokuro...
-
Irani arreston një shtetas gjerman, e akuzon për spiunazh
Irani ka arrestuar një shtetas gjerman të akuzuar për “spiunazh në zona të nd...
-
Peci nga një arë flet për një “rekord të ri në bujqësi’’, thotë se erdhi edhe për shkak të ‘‘luftimit të krimit dhe korrupsionit’’
Ministri në detyrë i Bujqësisë, Faton Peci, përmes një videoadresimi nga Isto...
-
‘Mafia energjetike’: Bajrami i fton publikisht në debat televiziv Albin Kurtin dhe Artane Rizvanollin
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka ftuar publiki...
-
Rriten çmimet e biletave të autobusëve edhe nga Podujeva në Prishtinë, ja sa do të kushtojë nga dita e hënë
Qytetarët e Podujevës që udhëtojnë me autobus drejt Prishtinës, nga data 23 q...
-
Shqiptarët “pushtojnë” New Yorkun në paradën kuqezi
Komuniteti shqiptar në New York ka mbajtur paradën e përvitshme në rrugët e “...
-
Rizvanolli thotë se s’ka import të energjisë nga Serbia: Beogradi nga 2020’ta e ka bllokuar tregtimin
Ministrja në detyrë e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka reaguar në lidhje me r...
-
Inxhinierja Ymeri kritikon ashpër Rizvanollin- “Para se të na flasësh për energji, ja ku e ke publikimin që Qarkullimi Fizik i rrymës vjen nga Serbia”
Inxhinierja, Janina Ymeri, ka bërë një reagim në lidhje me një status të mini...
-
Arrestohen dhe ndalohen nënkoloneli dhe kapiteni policor të suspenduar në Pejë
Janë arrestuar dhe ndaluar nënkoloneli Prek Tuna dhe kapiteni policor Nexhat ...
-
Digj*et një depo me mjete pune në Rogovë të Hasit, s’ka të lënduar
jarrfikësit e Gjakovës kanë njoftuar për një ndërhyrje të shpejtë në Rogovë t...