Çmime stratosferike për River-Boca, biletat përfundojnë në tregun e zi

Autori: Gazeta inFokus
07:53 | 05 December 2018
Superklasikja që do të vendosë skuadrën më të fortë të futbollit në Amerikën e Jugut rrezikon të kthehet në ndeshjen më të gjatë dhe të përfolur në histori.
River Plate dhe Boca Juniors do të masin forcat në 9 Dhjetor, në orën 20:30, në stadiumin “Santiago Bernabeu” dhe përveç apelimeve dhe polemikave ndaj konfederatës, në orët e fundit shpërtheu dhe një problem për biletat.
Impianti i Realit të Madridit u zgjodh për finalen e Kupës Libertadores dhe kështu shoqëria spanjolle rezervoi të drejtën për të mbajtur 7 mijë bileta për tifozët e saj.
Vendet në stadium për tifozët galaktikë u shitën në më pak se një orë e gjysmë, por ata me shumë gjasë nuk do të shkelin këmbë në “Santiago Bernabeu”, pasi biletat dolën menjëherë në shitje për çmime stratosferike.
Herën e fundit në ankandet në e-Bay, çmimet për finalen që nuk u zhvillua dot prej trazirave arritën në 3 900 euro. Këtë radhë ndoshta diçka më pak për shkak të largësisë së stadiumit nga kryeqyteti argjentinas.
River Plate dhe Boca Juniors kanë marrë secili nga 5 mijë bileta për të abonuarit e tyre, ndërsa pjesa tjetër e impiantit prej 80 mijë vendesh do të mbushet përmes shitjes së lirë, “online” dhe në sportelet e Realit. Në tempullin “merengues” do të jenë gjithashtu dy spektatorë VIP, Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo, të cilët kanë ndarë mes tyre 10 edicione të Topit të Artë, para se këtë javë të parakaloheshin nga Modriç.

Të tjera
-
Nis pastrimi i kontenjerëve të stërmbushur në kryeqytet
Pastrimi i kontenjerëve të stërmbushur në kryeqytet ka filluar vetëm gjatë na...
-
‘Cep më cep?’ KFOR: Ne jemi autoriteti përfundimtar për integritetin dhe kontrollin e kufirit
Në rezumenë e punëve që i japin të kryera si njëherë-e-mirë në veri të vendit...
-
Kajtazi: Mijëra njerëz në Kosovë punojnë për BIA-n serbe
Opinionisti Vehbi Kajtazi tha se ka mijëra njerëz që punojnë për BIA-n në Kos...
-
Kjo është drejtoresha e çerdhes ‘’Botanika’’ që u arrestua për keqpërdorim të 100 mijë eurove
Policia e Kosovës njoftoi se ka arrestuar një person mbi dyshimet për keqpërd...
-
VV nuk ndërron mendje / Kryeziu-Hyseni: Haxhiu do të vazhdojë të jetë për kryekuvendare!
Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbëreshë Kryeziu-Hyseni, ka konfirmuar në...
-
“Këta dojnë pushtet absolut për veti – mujnë me e hjekë Albulenën edhe mos me dalë keq” – Kuçi thotë se Kurti po manipulon opinionin publiku
Zëdhënësja e PSD-së, Natyra Kuçi, ka kritikuar ashpër qeverinë në detyrë të A...
-
Rritet numri i udhëtarëve dhe fluturimeve në Aeroportin “Adem Jashari”
Numri i udhëtarëve dhe fluturimeve ka pësuar rritje në Aeroportin Ndërkombëta...
-
Trump nënshkruan marrëveshjen ekonomike historike prej 1.2 trilionë dollarësh me Katarin
Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Katari kanë nënshkruar një marrëveshje hi...
-
Alarmante: Mbi 100 mijë të punësuar më pak në Kosovë vetëm për 3 muajt e parë të vitit
Nga janari deri në mars të këtij viti, në Kosovë figurojnë mbi 100 mijë të pu...
-
Berisha porosi drejtuesve politikë pas humbjes në zgjedhje: Faktoni me prova grabitjen e votave
Në një takim me drejtuesit politikë të koalicionit opozitar këtë të mërkurë, ...
-
Vlora Çitaku uron Edi Ramën me foton që e ka shkrepur dora e Hashim Thaçit
Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku ka zg...
-
Berisha: S’kam marrëveshje me Kurtin – s’e votoj dikë që nuk më respekton
Deputeti dhe kryetari i Partisë Liberale Egjiptiane, Veton Berisha, ka deklar...