Sport

Çmenduri! Rooney mbrojtës dhe asistues goli në 60 sekonda (Video)

Autori: Gazeta inFokus 15:04 | 13 August 2018

Wayne Rooney është bërë protagonist i jashtëzakonshëm te skuadra e MLS-së amerikane, DC United, pasi në pak sekonda ka ndryshuar fatet e ndeshjes. Ishte minuta e gjashtë shtesë mes DC United dhe Orlando City-t, ndërsa takimi ishte mbërthyer në barazim 2-2.

Skuadra ku luan ish sulmuesi i Manchetser Unitedit, u hodh e tëra në sulm për të gjetur golin e barazimit, ndërsa pas një këndoreje, në zonë shkoi edhe portieri i DC United.

Topi doli nga zona dhe futbollistët e Orlandos u nisën në një kundërsulm me portën e boshatisur, por ishte pikërisht Rooney, që nuk u dorëzua. Anglezi ndoqi kundërshtarin, e arriti, i rrëmbeu topin dhe më pas avancoi duke e krosuar në zonë për Acostën, që shënoi golin e fitores, për skuadrën e DC United.

-Advertisement-

Natyrisht që edhe fantazisti argjentinas ishte fantastik në këtë takim, pasi arriti të shënojë të tre golat e DC United, dy prej të cilëve pas asisteve të Rooneyt.

Edhe pas kësaj fitoreje, DC United mbetet në vendin e fundit, në Konferencën e Lindjes, por në 3 takimet e fundit ka marrë 7 pikë, duke u afruar ndjeshëm me skuadrat që ka mbi vete në renditje.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera