Clark: Zemra dhe shpirti im është me Kosovën
Autori: Gazeta inFokus 13:54 | 27 March 2024
Ish-komandanti i përgjithshëm i NATO-s, Wresley Clark ka deklaruar se 25 vjet pas ndërhyrjes së NATO-s për t’i dhënë fund spastrimit etnik në Kosovë, ndihet shumë krenar për gjithçka që Kosova ka bërë në aspektin ekonomik, politikë, si dhe hapat drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian dhe NATO.Clark në konferencën për 25 vjetorin e ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë, me temë “ Demokracia, të drejtat e njeriut dhe ndërtimi i paqes” e organizuar nga Universiteti i Prishtinës së bashku me Universitetin e Arkansasit të SHBA-së, nëpërmjet një video mesazh, tha se shpreson se Kosova do të anëtarësohet në BE dhe NATO.
, mbas 25 viteve, ndjehet krenar për gjithçka që Kosova ka bërë gjatë gjithë progresit ekonomik, politik, për pavarësinë dhe për punën që ka bërë për të vendosur veten si një anëtar të Bashkimit Evropian dhe një anëtar i NATO-s, për të cilat shpreson që të pranohet.“25 vjet më parë, unë isha komandant i NATO-s kur filluam operacionet për t’i dhënë fund spastrimit etnik në Kosovë. Ishte një thirrje e ashpër për NATO-n, ishte një thirrje e ashpër për Presidentin e Shteteve të Bashkuara dhe ishte një thirrje e ashpër për popullin e Kosovës. Sot, 25 vjet më vonë, unë jam shumë krenar për gjithçka që Kosova ka bërë gjatë gjithë progresit ekonomik, progresit politik, për pavarësinë, për punën që ka bërë për të vendosur veten si një anëtar i Bashkimit Evropian dhe një anëtar i NATO-s, të cilat shpresoj se do të ndodhin. Gjithashtu, mbani mend viktimat e humbjeve, gabimet në fushatën ajrore dhe shqetësimet që të gjithë ne kemi për të kryer punën siç duhet për t’u kujdesur për popullin e Kosovës dhe për t’i dhënë fund spastrimeve etnike serbe”, është shprehur Clark.
Ai ka shtuar se kur sheh shqiptarët e Kosovës, kujton rëndësinë e lirisë, guximin, vendosmërinë dhe luftën për mbrojtjen e familjeve dhe vlerave.“Ju jeni një shembull i shkëlqyer i vlerave të demokracisë, dhe në një botë të trazuar, Amerika ka nevojë për të gjithë miqtë e saj, si dhe Kosova ka nevojë për ndihmën e Amerikës, kështu që unë mendoj se është një partneritet potencialisht me të vërtetë i fortë që do të forcohet dhe unë thjesht dua të them nga thellësia e zemrës sime, gjithë këto vite e kam vlerësuar mbështetjen, ndjenjat e mbështetjes nga populli i Kosovës. Kur udhëtoj nëpër botë, kur shkoj në Kosovë dhe kur shkoj në Nju Jork dhe madje kur më shohin shqiptarët e Kosovës më kujton rëndësinë e lirisë, rëndësinë e guximit dhe vendosmërisë dhe luftën për mbrojtjen e familjeve, mbrojtjen e vlerave. Pra, zemra ime është me ty, shpirti im është me ty Kosovë dhe të uroj gjithë të mirat”, ka shtuar Clark.
Në këtë konferencë, të pranishëm ishin Presidentja e vendit, Vjosa Osmani dhe ambasadori i SHBA-ve në Kosovë, Jeffrey Hovenier./kp
Të tjera
-
Ngjarjet e datës 8 maj
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në 25-vjetorin e masakrës ...
-
Gazetarja Ardiana Thaçi Mehmeti cak i sulm*eve në grupin Albkings
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës me shqetësim të thellë i ka përcjellë rap...
-
Scholz: Siguria dhe stabiliteti i Ballkanit Perëndimor nuk duhet të merren si të mirëqena
Siguria dhe stabiliteti i shteteve të Ballkanit Perëndimor nuk mund të merren...
-
Hamiti: Imazhi i Kosovës më i keqi në historinë e vendit, ky është ndryshimi që bënë Vetëvendosje e Guxo
Muhamet Hamiti, anëtar i kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK)...
-
Lajçaku takon asistentin special të Bidenit, flasin për raportet BE-SHBA
I dërguari Special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav L...
-
Ndahet nga jeta infermieri dhe veterani i UÇK-së
Ish-veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe infermieri Skender Hoti, ng...
-
Behrami: Kurti është mjeshtër i manipulimit publik, krejt ka me i pranu
Sipas analistit Artan Behrami, kryeministri Albin Kurti është “mjështër i man...
-
Tubimi me rininë në Prishtinë, Abdixhiku përmend zgjedhjet: LDK e mobilizuar, e fortë përballë secilës betejë
Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, thotë se partia që ai udhëheq është e g...
-
Osmani tregon për takimet në Samitin e Biznesit SHBA-Afrikë: Mundësi e vlefshme për të nxitur më shumë bashkëpunim
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka marrë pjesë në Samitin e Biznesit SHB...
-
Maqedonci: Serbia po vazhdon me qasje agresore ndaj Kosovës
Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Ejup Maqedonci, duke folur në panelin “Mision...
-
Kurti: Dragashi dhe Graçanica janë përzgjedhur për të përfituar nga procesi i zvogëlimit të barrës administrative
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur se Dragashi dhe Graçani...
-
LDK: Keqardhje për këtë Qeveri që ka degraduar marrëdhëniet me ndërkombëtarët
Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës ka mbajtur sot mbledhjen e saj t...