Çka shkruan në opinionet ligjore të ministrive për ndryshimet e ligjit të Gjykatës Speciale?
Autori: Gazeta inFokus
23:24 | 11 October 2026
Para se të procedohej nga Qeveria për në Kuvend për votim për ndryshimet e propozuara për ligjin për Dhomat e Specializuara për Kosovën u dhanë tri opinione nga departamentet përgjegjëse.
Opinioni i parë është ai i ministrisë së Drejtësisë, e cila kishte thënë se duke pasur parasysh që ligjit lidhet me Kushtetutën, duhet vlerësim i mëtejm nga Kuvendi.
“Duke marrë parasysh natyrën e veçantë kushtetuese dhe ndërkombëtare të materies që synohet të rregullohet, vlerësojmë se Projektligji kërkon vlerësim të mëtejshëm të specializuar në kuadër të Kuvendit të Republikës së Kosovës, ku edhe është ndërmarrë nisma legjislative në fjalë.”
Një tjetër opinion, por që flet për implikimet financiare, është ai i departamentit të buxhetit në kuadër të Ministrisë së Financave.
Këshilli Gjyqësor e ai Prokurorial që vazhdimisht ankohen për mungesë të buxhetit të mjaftueshëm, mund të ballafaqohen me shpenzime shtesë, për zbatimin e këtij ligji.
“Ky projektligj do të zbatohet nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK), përkatësisht Departamenti Special i Gjykatës Themelore, Apelit ose Supremes në Prishtinë dhe nga Këshilli Prokurorial Kosovës (KPK) përkatësisht nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës. Ndarjet buxhetore të planifikuara me Ligjin me Nr.10/L-001 mbi Ndarjet Buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për KGJK -në dhe KPK-në për vitin 2026 dhe vlerësimet për vitet 2027-2028 janë në shumë të përgjithshme prej 181,079,607 euro, të shpërndara për vite, numër të punëtorëve dhe kategori.”, shkruan Dukagjini.
Në këtë dokument thuhet se çdo kosto shtesë që rrjedh si rezultat i obligimeve ligjore nga zbatimi i këtij ligji duhet të adresohet në planifikimet e rregullta buxhetore.
I fundit dokument i renditur që flet për ndryshimet e propozuara, është ai i zyrës së kryeministrit e që është i fokusuar në përputhshmërinë me legjislacionin e BE-së.
“Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr.05/L-053 për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar synon të krijoj mekanizma të strukturuar institucionalë, kornizë të qarta juridiksionale, të ruaj garancitë e gjykimit të drejtë, paanshmërinë gjyqësore dhe sundimin e ligjit bazuar në aktet ligjore të së drejtës ndërkombëtare dhe të BE-së për pavarësinë gjyqësore dhe drejtësinë penale.”
Ndryshimet ligjore të ligjit për Dhomat e Specializuar për Kosovën, kaluan të martën në lexim të dytë, në Kuvendin e Kosovës.

T� tjera
-
Parashikimi i motit për të shtunën
Të shtunën parashikohet mot kryesisht me diell, me përjashtim për në orët e m...
-
Xhavit Haliti: Po të liroheshin Thaçi dhe të tjerët me protesta, do të mblidheshin një milion njerëz në rrugë
Ish-deputeti i Kuvendit, Xhavit Haliti, ka komentuar vendimet e veçanta të Ko...
-
Kurti: Dokumentimi i krimeve të luf*tës i domosdoshëm për zbardhjen e së vërtetës
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pranuar raportin e punës së Instituti...
-
Komandanti i KFOR-it takohet me gjeneralin amerikan në Prishtinë, diskutohet siguria në Kosovë
Komandanti i KFOR-it, Roberto Vergori, është takuar sot në kampin “Film City”...
-
“Sa shumë marrëzi e sa pak marre” – Dakaj për arsyetimin e Ramës rreth skandalit me shiritin që kushton 12 euro e paguhet 3.500 euro
Gazetari Shkëlzen Dakaj ka reaguar ashpër ndaj sqarimit të kryetarit të Prish...
-
Një person gjendet pa shenja jete në Prishtinë, policia nis hetimet
Një person është gjetur pa shenja jete të premten mbrëma në Prishtinë, shkrua...
-
Djali i Anton Qunit betohet si ushtar i Kroacisë: Dritoni do të mbetet përfaqësues i traditës shqiptare
Ish-ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Anton Quni, ka bërë të ditur se djali i t...
-
Ymeri: Prokuroria e vërtetoi se ka pasur manipulime në çmimet e energjisë elektrike – u tregtua sikur në “pazar”
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Janina Ymeri, në EURO n’T7 ka thë...
-
Ganimete Musliu nuk e përjashton kandidimin për kryetare të PDK-së: Ka ardhur momenti që partia të udhëhiqet nga një grua
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka deklaruar se ...
-
Kurti pranoi paportin vjetor të punës së Institutit të Krim*eve të Kryera gjatë Luf*tës në Kosovë
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, vizitoi sot Institutin e K...
-
Presidentja Shiroka Pula takon kryetarët e komunave, iu premton përkrahje
Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, është takuar sot m...
-
Ndryshimet në pozitat udhëheqëse të Policisë, Musliu kërkon dokumentacion zyrtar: Ende nuk kam marrë përgjigje
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ganimete Musliu, ka kërkuar...

































