Çka po ndodh me Pakon Emergjente, kush përfiton prej saj dhe kur nis shpërndarja
Autori: Gazeta inFokus
09:49 | 05 May 2020
Ministria e Financave dhe Transfereve ka filluar ekzekutimin mjeteve nga Pako Emergjente për punëtorët e sektorit privat, atyre publik dhe skemave sociale.
Deri me tani janë ekzekutuar afro 15 mijë pagesa e masës prej 170 eurosh, derisa pjesa tjetër është duke u verifikuar.
Zëvendësministri i Financave dhe Transfereve, Agim Krasniqi, në një intervistë për Ekonomia Online tha se listat e punëtorëve është duke u verifikuar.
Më tej, Krasniqi deklaroi se skemat sociale që kanë qenë prej dy muajsh janë ekzekutuar.“Informatat e fundit janë që masa 1 që ka të bëjë me skemat sociale janë ekzekutuar prej vendimit të Qeverisë që ka qenë prej dy muajsh. Masa e para është ekzekutua sipas Pakos Emergjente. Pjesa e masave që kanë të bëjnë kryesisht me punëtorët, qoftë rregull ose që janë largua kanë fillua me u ekzekutua”.
“Ka fillua pjesërisht me u ekzekutua masa prej 170 euro për punëtorët, i kanë përgatit listat natyrisht ndërmarrjet dhe janë ekzekutua rreth 14 mijë e 598 pagesa”.
“Pjesa tjetër është në shikim që duhet të verifikohen listat. Varësisht prej verifikimit të listave ajo pagesa duhet të vazhdojë”, ka thënë Krasniqi.
Krasniqi njoftoi se mbi 21 mijë pagesa janë ekzekutuar për punëtorët e sektorit publik.
Ai bëri të ditur se pjesa tjetër e pagesës do të ekzekutohet me pagën e muajit maj.
“Është ekzekutua edhe masa prej 130 euro, janë ekzekutua për 21 mijë e 518 punëtorë të sektorit publik që mbi 7 mijë janë policë, pjesa tjetër është shtabi i emergjencës nëpër komuna”.
“Është kryer vetëm për një muaj, kurse pjesa tjetër vjen me pagën e muajit maj. Janë edhe disa masa në përgatitje, por që ende nuk kanë filluar me u ekzekutua pasi është një punë e madh administrative që komisioni i themeluar prej Qeverisë duhet të verifikoj gjërat”, u shpreh Krasniqi.

T� tjera
-
Kandidati i mbështetur nga BDI fiton garën për kryetar të Komunës së Bërvenicës
Arkin Jahiu i Aleancës Kombëtare për Integrim (AKI), kandidati i mbështetur n...
-
Me BMW 170 km/h në qytet, 19-vjeçari pa patentë shoferi, identifikohet nga policia
Policia e Kosovës në Ferizaj ka identifikuar një 19-vjeçar, i cili ishte inci...
-
Ministria e Infrastrukturës hap tender 7.2 milionë euro për rrugët e Kosovës
Ministria e Infrastrukturës ka hapur një aktivitet të ri të prokurimit në vle...
-
Shkencëtarja nga Kembrixhi vdes në një aksident treni në Spanjë
Një studiuese e vlerësuar me çmime nga Universiteti i Kembrixhit humbi jetën ...
-
Arjola Demiri rrëfen dramën e martesës dhe divorcit: “Kam duruar 6 vite, kam qenë edhe unë në lëkurën e Arlindës!”
Vrasja e Arlinda Zekajt në Kosovë nuk ishte për Arjola Demirin thjesht një tj...
-
Tronditet Gjilani – pesë të vrarë brenda tri javësh
Gjilani është përballur me disa ngjarje të rënda gjatë javëve të fundit, ku k...
-
Ahmeti në Bërvenicë: Maqedonia nuk është as e Hristijanit as e Cërvenkovskit, është e shqiptarëve autoktonë
Kryetari BDI-së Ali Ahmeti, ishte i pranishëm në Bërvenicë ku mbajti fjalim p...
-
Rasti i Arlindës, Natyra Kuçi e bën fajtore edhe Komunën e Pejës, ja pse
Natyra Kuçi ka ngritur akuza ndaj institucioneve komunale në Pejë lidhur me t...
-
Shpërthime në dy cisterna nafte në Ngushticën e Hormuzit, dyshohet se u goditën mina detare
Dy shpërthime janë regjistruar në Ngushticën e Hormuzit, pasi dy cisterna naf...
-
Zelensky thotë se është i gatshëm të takohet me Putinin në Turqi
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, deklaroi se është i gatshëm të tak...
-
Dita e 20-të e protestave në Tiranë kalon pa incidente
Një grup të rinjsh dhe qytetarësh protestuan sonte para Ministrisë së Arsimit...
-
Zotimi i ministrit: Sigurimet shëndetësore në fund të mandatit
Edhe pse Ligji për Sigurimin e Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor u miratua ...































