Çka përfiton Kosova nga anëtarësimi, flet ambasadori shqiptar në KiE pas votimit për Kosovën
Autori: Gazeta inFokus 09:54 | 17 April 2024
Ambasadori dhe përfaqësuesi i Përhershëm i Shqipërisë pranë Këshillit të Evropës (KiE), Dastid Koreshi, është shprehur se votimi i djeshëm në Asamblenë e Këshillit të Europës për Kosovën, është rezultat i një pune 2 vjeçare.
Përmes një lidhjeje nga Strasburgu në Euronews Albania, Koreshi tregoi benefitet që përfiton Kosova nga anëtarësimi në këtë organizatë.
Ai tha gjithashtu se ata ishin të përgatitur të sfidonin të gjithë argumentat e atyre që ishin kundër anëtarësimit të Kosovës në KiE, ashtu sikurse ndodhi.
“Ajo që ndodhi në asamble ishte rezultat i një pune 2 vjeçare. Fillimisht ka qenë argumentimi nga ana e Kosovës, Shqipërisë dhe aleatëve pse Kosova duhet të bëhej anëtare. Në Asamblenë e KiE është më e vështirë për të bërë lobimin, ndërsa në Komitetin e Ministrave është pak më e thjeshtë. Për Kosovën kjo është një ulëse për një nga organizatat më të rëndësishme të këtij kontinenti. Organizata më e rëndësishme për të drejtat e njeriut në kontinent.
Një organizatë e standarteve, por edhe politike. Ulet si shtet anëtar. Janë mbi 220 konventa dhe marrëveshje në Këshillin e Europës që kanë mekanizmat e tyre në fushat e tyre në tre fusha të caktuara, që po punojnë përditë me Kosovën për të rritur këto standarte. Ne kemi qenë të bindur që në fillim, që të gjitha argumentat që do të ngriheshin, do të ishim të gatshëm që t’i sfidonim. Duke nisur që nga shtetësia e Kosovës, unë e thashë, një organizatë nuk njeh një shtet, janë marrëdhëniet dypalëshe. Argumentet e tjera që kanë dhënë skeptikët, përshembull ‘duhet të jesh anëtar në OKB para se të jesh në KiE’, edhe kjo nuk qëndron, pasi 5 shtete kanë qenë në KiE pa qenë në OKB”, tha Koreshi.
Të tjera
-
Përbërja e re e Qeverisë serbe: Daçiq ministër i Brendshëm, Vulin zv/kryeministër
Mandatari për formimin e Qeverisë së Serbisë, Millosh Vuçeviq, propozoi të hë...
-
Kryeziu: Mungesa e progresit në dialog s`është për shkak të të dyja palëve
Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, ka thënë se është një zhvi...
-
Prezantohet kabineti i ri qeveritar në Serbi, i sanksionuari i Amerikës do të jetë zëvendëskryeministër
Mandatari për krijimin e Qeverisë së Serbisë, Millosh Vuçeviq ka prezantuar p...
-
Makina godet një këmbësor në Lluzhan të Podujevës
Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person pasi dyshohet se nga...
-
Hoti: Qeveria emëron anëtaren e Bordit të OShP-së pa konkurs publik
Deputeti nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Avdullah Hoti ka shkruar në ...
-
SBAShK-u proteston të mërkurën
Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e Kosovës (SBAShK), do ...
-
Hajnat hyjnë në një shkollë në Ferizaj, vjedhin libra dhe një fshesë elektrike
Një grua ka raportuar në polici se hajnat kanë hyrë në një shkollë në fshatin...
-
Dy gra e rrahin një burrë në Mitrovicën e Veriut
Dy gra dyshohet se e kanë rrahur një burrë. Ngjarja ka ndodhur të hënën në...
-
Vëllau i Butës dënohet me 17 vite burgim
Gjykata Themelore në Ferizaj ka shpallur aktgjykim dënues ndaj të akuzuarit Q...
-
Homazhe për të nderuar Ali Lajçin
Kanë nisur homazhet në Kuvend për të nderuar veprimtarin e çështjes kombëtare...
-
Osmani takohet me zëvendëspresidentin e MCC-së: Granti prej mbi 200 milionë, do ta transformojë sektorin e energjisë
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, është takuar me zëvendëspresidentin e Kor...
-
Gjendet e vdẻkur një grua në banesën e saj në Fushë Kosovë
Një grua është gjetur pa shenja jete në banesë nga familjarët e saj në Fushë ...