Lajme

Çka ndikoi në rritjen e rasteve me Covid në Kosovë? Flet infektologu

Autori: Gazeta inFokus 08:39 | 13 January 2022

Ditëve të fundit numri i rasteve të reja me COVID-19 është rritur dukshëm.

Kjo sipas infektologut, Ilir Tolaj, ka ardhur si pasojë e përhapjes së variantit të ri Omicron.

“Rritja e rasteve të reja është rezultat i përhapjes së variantit Omikron edhe tek ne. Kjo ka qenë e pritur duke e marrë parasysh situatën epidemiologjike te vendeve përrreth dhe në mbarë Evropën”.

-Advertisement-

Krahas kësaj, ai përmend edhe një faktor tjetër.

“Deri tash, pavarësisht se masat janë në fuqi, një gjë e tillë në praktikë nuk është respektuar dhe nuk po respektohet sa e si duhet”, tha Tolaj.

Duke parë shtimin e infektimeve, ky i bën apel Qeverisë të ndërhyjë me masa.

“Çfarëdo aktiviteti i cili garanton grumbullimin e shumë njerëzve në ambiente të mbyllura për një kohë të gjatë është kontribuues në masën më të madhe në përhapjen e shpjete të infeksionit. Në këtë aspekt, masat që duhet ndërmarrën nga autoritetet shëndetësore dhe Qeveritare janë ato që kufizojnë grumbullimin e njerëzve nëpër ambiente të këtilla”, u shpreh ai për “Front Online”.

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon në total numri i rasteve aktive me coronavirus është 2,417.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Shijoni eksperiencën e re të blerjes në Meridian Express x EXFIS!
-Advertisement-

Të tjera