Lajme

Çka keni bo me 3 milionë euro, Jasharaj i përgjigjet Muratit: Shpifje, anëtarësia e di secili cent ku shkon

Autori: Gazeta inFokus 21:52 | 05 September 2022

Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, Rrahman Jasharaj, në emisionin “Frontal” të t7 i është përgjigjur akuzave të ministrit Murati që tha se “në pesë vitet e fundit SBASHK-u ka marrë 3 milionë e 148 mijë euro në emër të pavarësisë”.

Jasharaj tha se kjo është shpifje dhe sipas tij qëllimi i kësaj deklarate ka qenë “krijimi i amullisë dhe dyshimeve te anëtarësia”.

Ndër të tjerash, Jasharaj tha se anëtarësia e di për çdo cent se ku shkon.

-Advertisement-

“Është komplet një shpifje, ka qenë një qëllim mos po godet për të krijuar amulli e dyshime te anëtarësia. Anëtarësia e din cent për cent dhe unë në konsultim me stafin e kemi biseduar se cka tha Hekurani. Hekurani nuk e ka marrë parasysh dokumentin që ne e dorëzojmë, sepse jemi të obliguar auditori i jashtëm të vijë, ai është i pavarur. Auditori i bart shënimet në institucionet të asaj pjese që i mbetet SBASHK-ut. Hekurani nuk e ka lexu statutin. Te ne është me statut dhe ne e respektojmë. Nga shuma e mbledhur, bie fjala në shkollë, menjëherë transferohen 40 për qind në llogarinë e shkollës që e ka në bankë. Ne kemi dikun 800 xhirollogari. 10 për qind transferohet për aktivitetet e nivelit komunal dhe të universiteteve, pastaj paguajmë unionin e sindikatave të Evropës, botërore. Ne kemi një buxhet, varësisht nga anëtarësia, rritet ose zvogëlohet. Ne dërgojmë 400 deri 420 njerëz në pushim, por është kjo pjesë që përgjegjësinë ndaj shumave e japin nivelet. Shkolla e ka kartelën e bankës, e ka komisionin që e mbikqyrë, këtë pjesë nuk merremi ne, sepse menjëherë e transferojmë. Ne i përgjigjemi shtetit, auditorit, popullit dhe Zotit, për këtë pjesë që mbetet në SBASHK dhe auditori vjen dhe i kemi raportet. Nëse do të kishte lëshime, do të reagonte auditori. Ne jemi të pastër si loti”, tha ai në t7.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Çka do të thotë të gatuash shqip?

Të tjera