“Çka ka, çka s’ka”, PDK ia ekspozon tri skandale Qeverisë Kurti

Autori: Gazeta inFokus
15:09 | 17 January 2023
Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku në një konferencë për media ka akuzuar Qeverinë Kurti për tri skandale të mëdha ditëve të fundit.
Çitaku tha Albin Kurti si kryeministër po vazhdon ta mbrojë pakusht ambasdorin Berishaj, po e cenon përmendjen e UÇK-së e po i thur elozhe Ivanoviqit, si dhe po dështon në diplomaci.
“Çka ka dhe çka s’ka ditëve të fundit dhe jo vetëm nga Qeveria Kurti? Ka mbrojtje të pakusht për Martin Berishajn, nuk ka sjellje të tij para drejtësisë. Ka mohim të fjalës për ushtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dhe elozhe për Oliver Ivanoviqin. Ka çnjohje dhe ngecje në fuqizimin e subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës, s’ka procedim të aplikacionit të Kosovës në Këshillin e Evropës. Ka një Albin Kurt në opozitë, dhe një Albin Kurt tjetër në Qeveri”, theksoi ajo.
Nënkryekarja e PDK-së sërish bëri thirrje që ambasadori Berishaj të shkarkohet nga detyra dhe të hetohet afera e tij me mafian energjetike.
“Tek Afera Martin Berishaj, shkarkimi nuk mjafton.Të dhënat e publikuara nga mediumet e ndryshme ndërkombëtare duhet të jenë alarm për institucionet e Republikës së Kosovës.
Për më tepër, sot, më shumë se kurrë, Kryemininisti duhet t’u japë përgjigje një vargu të pyetjeve të cilat i kemi parashtruar tash e një vit. Si i është dhënë shtetësia Martin Berishajt brenda natës? Si e ka marrë çertifikatën e sigurisë nga AKI? A janë përdorur 1 milion e 470 mijë euro për të financuar fushatën e Lëvizjes Vetëvendosje dhe Listës Guxo”, tha Çitaku.
Sa i përket diplomacisë, Çitaku konsideron se Qeveria Kurti ka dështuar deri në atë masë sa shteti i Kosovës nuk po arrinë të mirëmbajë dhe kultivojë raportet as me vendet që e kanë njohur më parë.
“Dje, Ministri i Jashtëm i Togos njoftoi se kanë tërhequr njohjen e pavarësisë së Kosovës, kur ne prisnim njohje të reja të vendit tonë. Por, kjo nuk është pjesa më e dhimbshme. Pjesa e dhimbshme është që, edhe në një organizatë si Këshilli i Evropës, ku kemi më shumë se dy të tretat e votave të nevojshme, edhe përkundër përjashtimit të Rusisë dhe Bjellorusisë, aplikimi i Kosovës vazhdon të mbetet i patrajtuar. Që nënkupton, se ne nuk po arrijmë të mirëmbajmë dhe kultivojmë raportet as me vendet që na kanë njohur”, shtoi ajo.
Çitaku duke akuzuar kryeministrin Kurti për nënçmim të UÇK-së , tha se nuk historia nuk mund të fshihet dhe sikur komunikatat e Lëvizjes Vetëvendosje dhe qëndrimet e Kurtit në Facebook.
“Në përvjetorin e Masakrës së Reçakut, Qeveria ia mohoi fjalën Kryetarit të Reçakut, ish-luftëtarit të UÇK-së, Adem Ramadani. Ndërkaq, të nesërmen, Kryeministri Kurti thuri elozhe për Oliver Ivanoviqin. Kryeministër, nuk fshihet dhe nuk retushohet historia si komunikatat e Lëvizjes Vetëvendosje dhe qëndrimet tuaja në Facebook”, tha Çitaku.

Të tjera
-
Deklarohet Sorensen pas takimit Bislimi-Petkoviq, paralajmërohet dialogu i nivelit të lartë
Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, ka re...
-
Suspendimi i policëve, Pacolli rikthen pamjet kur Kurti gjuante me vezë në Kuvend: Kjo është fytyra e dyfishtë e pushtetit
Zyrtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Egzon Pacolli, ka reaguar pas suspe...
-
Bedri Hamza për takimin me Kurtin në Mitrovicë: Nuk e kemi bisedu fare temën për koalicion në nivel qëndror
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK’së, Bedri Hamza, ka folur rreth t...
-
Haradinaj reagon pas sul*mit tragjik në Austri: Qëndrojmë pranë familjeve të viktimave dhe lutemi për ta
11 persona deri më tani janë konfirmuar të vdekur në tragjedinë e Grazit në A...
-
Bislimi pas takimeve në Bruksel: Sorensen javën tjetër dërgon anëtarët e ekipit të tij në Kosovë dhe Serbi, vetë mund të vijë në korrik
Zëvendëskryeministri në detyrë, Besnik Bislimi ka marrë pjesë sot në takimin ...
-
Kosova krah aleatëve, FSK në aksion në “Golden Sabre 25”!
Forca e Sigurisë së Kosovës mori sot pjesë në ushtrimin s...
-
Vëllezërit Stanaj dhe 13 të tjerë dyshohet se i shkaktuan Malit të Zi dëm mbi 18 milionë euro
Prokuroria Speciale në Mal të Zi njoftoi të martën se pronari i kompanisë Rok...
-
Policia e Kosovës ndan pamje nga super-ushtrimi “Shpata e Artë 2025”
Policia e Kosovës ka publikuar pamje nga ushtrimi i për...
-
Abdixhiku pret përfaqësuesit e Lutjeve të Mëngjesit nga SHBA: Kosova ka nevojë për dorën e miqësisë
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka pritur përfaqës...
-
Zemaj godet VV-në: Paradite të shajnë e në mesditë fillojnë me të marrë me të mirë
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj ka folur për gjuhën e...
-
Janina Ymeri dorëzon ankesë në ACER dhe Sekretariatin e Komunitetit të Energjisë për dyshime për manipulim tregu në sektorin e energjisë
Janina Ymeri, inxhinierja dhe ekspertja e ekonomisë nga LDK, ka dorëzuar një ...
-
“Pastrimi” u bën thirrje qytetarëve të paguajnë faturat e mbeturinave: Është detyrim ligjor
Kompania Rajonale e Mbeturinave “Pastrimi” u ka bërë thirrje qytetarëve të Ko...