Sport

City shkëlqen edhe aspektin financiar, kalon United dhe i afrohet Barcelonës

Autori: Gazeta inFokus 10:43 | 30 June 2023

Sezoni 2022/2023 ishte i gjithi për t’u vendosur në “kornizë” nga Manchester City. Skuadra e drejtuar nga trajneri Pep Guardiola e mbylli duke fituar tre trofetë më të rëndësishëm të sezonit, Premier League, Champions League dhe FA Cup duke kompletuar kështu “tripletën” e famshme. Bashkë me trofetë, sigurisht që shtohen edhe të ardhurat të cilat janë thelbësore në futbollin e sotshëm pasi janë pikërisht ato që garantojnë pjesëmarrjen në nivelet më të larta.

Në këtë pikë, drejtuesit e Cityt me siguri duhet të jenë duke “fërkuar duart” pasi pritet që anglezët të arkëtojnë mbi 700 milionë paund nga sezoni i fundit. Rekordi i mëparshëm në Angli i përkiste Manchester United që gjatë sezonit 2018/2019 mundi të arkëtonte plot 627 milionë paund. Megjithatë, City do të sigurojë 300 milionë paund vetëm nga rrugëtimi në Champions League, Premier League dhe FA Cup ndërsa pjesa tjetër vjen nga aspekti komercial si dhe shitja e të drejtave televizive.

Kështu, te “The Citizens” janë besimplotë se do ta kalojnë kuotën e 700 milionëve ndërsa kjo shifër mund të jetë inferiore vetëm ndaj të ardhurave të Barcelonës në vitin 2020 që prekën shifrën e 726 milionë paundëve.

-Advertisement-

Megjithatë, me të ardhurat që “rrjedhin lum” te City, sigurisht i lumtur është edhe trajneri Pep Guardiola që ka liri të plotë për merkaton dhe pas Mateo Kovacic kërkon një tjetër kroat, Josko Gvardiol talentin e Leipzig që konsiderohet si një nga më të mirët në mbrojtje.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Kryetari Përparim Rama pjesë e ‘Mayor’s Talk’
-Advertisement-

Të tjera