Sport

City nuk heq dorë nga Sanchez, gati oferta për në janar

Autori: Gazeta inFokus 09:42 | 12 December 2017

Manchester City do të bëj një tjetër tentativë për të marrë “yllin” e Arsenal, Alexis Sanchez, gjatë merkatos së janarit.

Oferta e Manchester City prej 70 milionë euro për Sanchez në ditën e fundit të merkatos së verës u refuzua nga “topçinjtë”, pasi këta të fundit nuk arritën të marrin një zëvendësues. Sanchez, i cili ka një kontratë me londinezët deri më 30 qershor të vitit të ardhshëm, është i lirë të flasë dhe të firmosë për sezonin e ardhshëm, duke nisur nga 1 janari 2018.

Sanchez ka shënuar 5 gola dhe ka dhënë 4 asiste në 15 ndeshje zyrtare që ka luajtur me Arsenal në këtë sezon. Sanchez ka punuar me Guardiola te Barcelona

-Advertisement-

Megjithatë, mësohet se Pep Guardiola do të përpiqet të marrë 28-vjeçarin që në janar 2018, duke ofruar rreth 25 milionë euro. Arsenal e pranoi ofertën e City në fund të gushtit, por nuk arritën të marrin as Thomas Lemar nga Monaco e as Julian Draxler nga Paris Saint-Germain. Ata kërkuan Raheem Sterling, i cili do të ishte gati për transferimin në “Emirates Stadium”, por marrëveshja u pengua nga dëshira e Pep Guardiola, për të vazhduar punën me Sterling.

City është gati të paguajë 25 milionë euro për ta marrë lojtarin katër muaj më shpejt sesa mendohet, që në janar, por ai nuk do të luajë në Champions League. Nga ana tjetër Arsenali pritet të pranojë sepse 25 milionë euro nuk mund të refuzohen për një lojtar që do të largohet me parametër zero në qershor.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Afati i fundit për regjistrime në programin MSc. Data Science & Analytics në UNI – Universum International College – Powered…
-Advertisement-

Të tjera