Lajme

Çitaku: Vezët nuk e kanë vrarë kurrë askënd. Po fjalët vrasin

Autori: Gazeta inFokus 09:38 | 18 May 2017

Ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku, pasi është sulmuar me vezë në Univesritetin e Denverit ka thënë se ndihet më e lënduar nga fjalët që i ka thënë aktivistja shqiptare sesa nga vezët

“Vezët nuk e kanë vrarë kurrë askënd. Po fjalët vrasin” ka thënë Çitaku, transmeton infokusi.com

Postimin e plotë të Çitakut bërë në rrjetin social “facebook” mund ta gjeni më poshtë:

-Advertisement-

“Sot kam qenë e ftuar në një bashkëbisedim nga Denver Women in International Security. Bashkë me Ambasadorin Christoper Hill sqaruam para studentëve dhe mysafirëve të shumtë situatën në Kosovë dhe Ballkan, rritjen e influencës Ruse dhe nevojën për rritjen e vëmendjes së SHBA-ve karrshi Kosovës dhe rajonit tonë.

Bashkëbisedimi ishte shumë dinamik, dhe pati shumë pyetje interesante për rrolin e NATO-s, të drejtën ndërkombëtare, rrolin e gruas në proceset e shtetndërtimit etj.

Nga fundi I bashkëbisedimit, një aktiviste shqiptare, u ngrit, më akuzoi se jam kriminele, vrasëse ( duke iu referuar vdekjes së Astrit Deharit ), pastaj akuzoi Ambasadorin Hill që po promovon kriminelët. Dhe në fund hodhi vezë në drejtimin tim.

Vezët nuk e kanë vrarë kurrë askënd. Po fjalët vrasin.

Sigurisht që ndjehem e lënduar nga ato fjalë të rënda, dhe nga ato shpifje pa krip.

Është krejt normale të kemi mospajtime, por ato duhet të mbesin në nivelin e debatit, e asnjëhere në sulm e shpifje ndaj tjetrit.

Kaq për sonte.

Vlora”/INFOKUSI

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Gjermani shpalos koleksionin e produkteve të reja në panairin Heimtextil në Frankfurt
-Advertisement-

Të tjera