Lajme

Çitaku: Kurti e ka eliminuar në tërësi dialogun social

Autori: Gazeta inFokus 22:02 | 29 September 2022

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, tha se kryeministri Albin Kurti ka synim që ta nënshtrojë popullin e Kosovës.

Ajo tha se ambicia e kryeministrit e që, sipas saj, po e artikulon çdo ditë është Republika e Tretë.

“Ambicia e kryeministrit, dhe ai po e artikulon çdo ditë e më qartë, është Republika e Tretë dhe çka është Republika e Tretë, sipas Kurtit bazuar në atë që po e thotë deri sot, shtë biznese të reja të ndërtuara nga ai dhe të nënshtruara ndaj tij, media të reja të ndërtuara nga ai dhe të nënshtruara ndaj tij, sindikata të reja të ndërtuara nga ai dhe të nënshtruara ndaj tij”, tha Çitaku në Rubikon të Klan Kosovës.

-Advertisement-

E dyta e PDK-së, duke folur për grevën në arsim, tha se kryetari i SBAShK-ut, Rrahman Jasharaj, është duke iu nënshtruar një fushate dehumanizuese derisa shtoi se Kurti po e eliminon në tërësi dialogun social.

“Ai njeri tash e sa javë i është nënshtruar një fushate dehumanizuese. Ka pasur përqeshje, denigrim, i është cenuar dinjiteti jo vetëm atij, por secilit mësues dhe mësuese në Republikën e Kosovës. Puna e sindikatave është që të luftojnë për të drejtat dhe dinjitetin e punëtoreve të arsimit derisa detyra e qeverisë është të ulet dhe të negociojë me ta, mirëpo kryeministri e ka eliminuar në tërësi dialogun social si instrument të politikë-bërjes. Ai nuk dialogun as me sindikatat, as me veteranët, e as me mjekët – dialogun nuk e do, kompromisi është shndërruar në fjalë të ndyrë”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova dhe Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruajnë vazhdimin e marrëveshjes së sponsorizimit për periudhë 10-vjeçare

Të tjera