Çitaku: Kurti bëri veprime të pakoordinuara dhe goxha aventureske

Autori: Gazeta inFokus
18:40 | 01 June 2023
Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, deklaroi se situata e ditëve të fundit në komunat veriore të vendit është jashtëzakonisht shqetësuese dhe se sipas saj, është një kthim prapa në periudhën e para shpalljes së pavarësisë dhe se sot Kosova në pjesën veriore ka sovranitet dhe shtrirje më pak se ndonjëherë me parë.
Për emisionin Info Magazine në Klan Kosova ajo u shpreh se përgjegjës kryesorë për gjendjen e brishtë të sigurisë atje janë bandat kriminale serbe të cilat në mënyrë të vazhdueshme janë munduar të provokojnë situatën në atë pjesë të vendit, por që kjo thotë se nuk përbën risi.
Sipas saj, institucionet e Republikës së Kosovës është dashur që të tregojnë maturi, pjekuri çdo hap ta koordinojnë ngushtë me aleatët tanë ndërkombëtarë.
“Nuk mund të reduktohet ideja e sovranitetit të republikës në zyre komunale. Për PDK-në demonstrim shumë më i fuqishëm i sovranitetit do të ishte pjesëmarrja e ushtrisë së Kosovës, e FSK-së në ushtrimin e përbashkët të trupave të NATO-s përkrah ushtrive nga Evropa dhe ShBA-ja”,.
“Në vazhdimësi kryeministri i Republikës së Kosovës me qasjen shumë të papërgjegjshme, arrogante dhe aventureske ka sfiduar partneritetin e Republikës së Kosovës me bashkësinë ndërkombëtare. Duhet të jemi më të vëmendshëm, të mos sillemi me arrogancë, dhe kjo e ditëve të fundit ishte akti i fundit në vazhdën e një serie veprimesh të pakoordinuara dhe goxha aventureske nga ana e kryeministrit”, deklaroi Çitaku.

Të tjera
-
Parashikimi i motit për të shtunën
Të shtunën parashikohet të mbajë mot kryesisht i vranët deri në pjesën e parë...
-
Cakolli kritikon VV-në për rrymën: Po të ishte vendim i gjykatës, s’do të mbetej zyrtar pa reaguar
Eugen Cakolli nga KDI, ka komentuar çështjen e shtrenjtimit të rrymës duke th...
-
Haradinaj: Kurti është agjent i Serbisë dhe Rusisë – VV s’mund të ngrihet mbi Kushtetutën
Lideri i AAK’së, Ramush Haradinaj duke folur për krijimin e Qeverisë tha se t...
-
Osmani mesazhe Brukselit: Pa SHBA-në dialogu është më i dobët, me të marrëveshjet janë më të realizueshme
Presidentja Osmani po merr pjesë në edicionin e katërt të Forumit Diplomatik ...
-
Alarmon eksperti i sigurisë kibernetike: Rusët nisën sul*min e dytë ndaj Kosovës, target ishin mediat
Halil Berisha, ekspert i sigurisë kibernetike, ka paralajmëruar për valën e d...
-
Dakaj reagon pas rritjes 16%: Çmimi i rrymës është “i lirë” – sepse Albini është bërë shumë i pasur
Gazetari i Infokus, Shkelzen Dakaj ka reaguar ashpër pas vendimit të fundit t...
-
KFOR – Njësia e Inteligjencës, Vëzhgimit dhe Zbulimit në Kosovë bëhet me komandant të ri
KFOR ka njoftuar se sot është zhvilluar ceremonia e ndërrimit të komandës...
-
Rama: Në vitin 2030 Shqipëria do të ketë një kryeministre grua
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka shprehur bindjen e tij se Shqipëria ë...
-
Avdullah Hoti: LDK-ja duhet të riorganizohet përmes një procesi zgjedhor
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, pas zgjedhjeve të 9...
-
MPB-ja konfirmon sul*met kibernetike ndaj institucioneve kryesore: Nuk ishin të suksesshme
Gjenden në dy anët e kundërta të globit, por Kosova nuk ka mbetur e paprekur ...
-
Kurti pret De Riun në takimin përshëndetës
Ambasadori i Italisë në Kosovë, Antonello De Riu, u prit nga kryeministri i R...
-
KMDLNj: Rritja e çmimit të rrymës – veprim krim*inal, kërkohet protestë gjithë-popullore
Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNj) ka reagua...