Lajme

Çitaku: Kosova e përçarë nga brenda, dhe e sanksionuar nga aleatët, ky është rezultati i qeverisjes së Albin Kurtit

Autori: Gazeta inFokus 21:25 | 01 July 2023

Ish-ambasadorja e Kosovës në Washington, Vlora Çitaku, ka reaguar pasi BE-ja ka konfirmuar sanksionet ndaj Kosovës dhe hyrjen e tyre në fuqi që ia kanë konfirmuar Qeverisë më 28 qershor.

Çitaku ka thënë se një Kosovë e përçarë brenda dhe e sanksionuar nga aleatët është rezultat i qeverisjes së kryeminsitrit Albin Kurti.

Sipas saj, vlerat monetare të humbura nga sanksionimi janë pakrahasimisht të volga krahasuar me dëmin që i është bërë kredibilitetit të Kosovës.

-Advertisement-

Çitaku thotë se e di që Kurtit nuk i bëhet vonë për MSA e as IPA, meqë sipas saj Kurti s’ka votua për ratifikim të MSA në Kuvend.

Reagimi i plotë:

Kosova sot:

E përçarë nga brenda, dhe e sanksionuar nga aleatët. Ky është rezultati i qeverisjes së Albin Kurtit.

Vlerat monetare të humbura nga ky sanksionim janë pakrahasimisht më të vogla se dëmi që i është bërë kredibilitetit të Kosovës në arenën ndërkombëtare.

Unë e di që Kurtit nuk i bëhet vonë as për MSA e as për IPA. Tek e fundit ai dhe VV nuk kanë votuar për ratifikimin e MSA në Kuvend.

Por, Kosova nuk i takon një njeriu.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Intervistë: Dr. Gorazd Konjanovski – Klinika Zhan Mitrev ka luajtur një rol kyç në vendosjen e themeleve në kardiokirurgji dhe…
-Advertisement-

Të tjera