Lajme

Çitaku: 6 me 2 orari i reduktimeve në mes të gushtit, mund ta marrim me mend si do të jetë dimri

Autori: Gazeta inFokus 08:48 | 15 August 2022

Vlora Çitaku, nënkryetare e Partisë Demokratike e Kosovës, ka thënë se beteja e vërtetë tash është energjia e jo “luftërat imagjinare në kokën e kryeministrit”, shkruan Gazeta Infokus.

Ajo përmes një postimi në “Facebook”, i ka reaguar njoftimit të KEDS-it, ku nga sot do të ketë reduktime të energjisë elektrike.

Sipas saj, dikush duhet të jap përgjegjësi për këtë situatë.

-Advertisement-

“6-2 orari i reduktimeve në mes të Gushtit, kur niveli i konsumit është i ultë. Mund ta marrim me mend se si do të jetë dimri në Kosovë këtë vit. Dikush duhet me dhanë përgjegjësi për sabotimet e njëpasnjëshme të secilit projekt i cili do të rriste pavarsinë energjetike të Kosovës.”, ka shkruar Çitaku./Gazeta Infokus/

Më poshtë gjeni postimin e saj të plotë:

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
UNI – Universum International College sërish pjesë e Panairit të Edukimit, vazhdon të ofroj studime me standarde amerikane
-Advertisement-

Të tjera