Lajme

Cimili: Nga 60 testimet e sotme në veri të Kosovës, 53 persona kanë dalë pozitiv në COVID-19

Autori: Gazeta inFokus 22:30 | 07 July 2020

Zv.kryesuesi i Kuvendit Komunal të Mitrovicës Veriore Bashkim Cimili në një lidhje telefonike në “Debat Plus” thotë se Policia e Kosovës është duke penguar kalimin e qytetarëve nga veriu i Mitrovicës në jug të saj për shkak të situatës së krijuar.

Cimili thotë se vendimin për futjen në karantinë të veriut është dashur ta merr Ministria e Shëndetësisë e jo Serbia.

Zv.kryesuesi i Kuvendit Komunal të Mitrovicës Veriore thotë se në bazë të informatave jozyrtare nga 60 testimet që u janë bërë sot banorëve serb të veriut të Kosovës, 53 prej tyre kanë rezultuar pozitiv.

-Advertisement-

“Për këtë gjë shqetësimi është i madh. Këtë ma thanë edhe zyrtarët policorë që ishin duke qëndruar në urën e Ibrit”, tha ndër të tjera Bashkim Cimili.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Afati i fundit për regjistrime në programin MSc. Data Science & Analytics në UNI – Universum International College – Powered…

Të tjera