Sport

Cima komenton veprimin e Maradonës (Video)

Autori: Gazeta inFokus 15:51 | 27 June 2018

Në emisionin “Dueli i Botërorit”, që transmetohet në RTV Dukagjini, i ftuar ka qenë edhe humoristi i njohur, Rasim Thaçi – Cima.

Përveç komenteve rreth Kampionatit Botëror, Cima ka kujtuar edhe kohën kur ka qenë futbollist, kohë të cilën thotë se e kujton me nostalgji. Tutje, ai ka komentuar edhe veprimin e Diego Armando Maradonës  pas golit të fitores të shënuar pesë minuta para fundit të kohës së rregullt nga Marcos Rojo, në ndeshjen Argjentinë-Nigeri.

Maradonna nuk ishte përmbajtur aspak  duke iu drejtuar gishtat e mesën tifozëve të Nigerisë. Në momentin që kjo pjesë është shfaqur në ekran, humoristi Thaçi nuk ka lënë pa komentuar këtë gjest, duke aluduar në drogimin e tij.

-Advertisement-

“Mua ma merr mendja sipas qehres, ky i ka mbushur pak hundët, sepse a sheh sytë herë i çelë e herë i mbyllë”, ka thënë Cima duke komentuar pamjet e Maradonnës në ekran.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Po, Po 31 Vetura Dacia Logan shpërblim për konsumator nga ETC

Të tjera