Cili është roli i Këshilltarit Special amerikan që sot qëndron në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus
12:56 | 11 January 2023
Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë dërguar në rajon Këshilltarin Special Derek Chollet, i cili të mërkurën po qëndron në Kosovë. Chollet do të ketë takime të ndara me Presidenten Osmani, Kryeministrin Kurti dhe krerët e opozitës. Por, cili është roli i këtij diplomati amerikan?
Sipas shpjegimeve në faqen zyrtare të Departamentit Amerikan të Shtetit Këshilltari i Departamentit Amerikan të Shtetit është zyrtar i nivelit të nënsekretarit që shërben si këshilltar i Sekretarit për çështje specifike.
“Këshilltari i Departamentit është një oficer kryesor i nivelit të nënsekretarit, i cili i shërben Sekretarit si këshilltar dhe konsulent i posaçëm për problemet kryesore të politikës së jashtme dhe i cili u jep udhëzime zyrave përkatëse në lidhje me çështje të tilla. Këshilltari kryen negociata dhe konsultime të veçanta ndërkombëtare, si dhe merr detyra të veçanta herë pas here, sipas udhëzimeve të Sekretarit” thuhet në përshkrimin e punës të Këshilltarit Special.
Cholet muajve të fundit ka realizuar disa telefonata me Kryeministrin Kurti ndërsa një herë e ka pritur edhe në SHBA.
Presidenti I Serbisë Aleksandar Vuçiq, të shtunën, që shkoi foli për takimin me Cholet në Beograd. Diplomati amerikan në kryeqytetin serb do të qëndrojë nesër.
Vuçiq, në stilin e tij e ka prezantuar Cholet si njeri të rëndësishëm me të cilin do të diskutojë për tema me rëndësi.
Pastaj, është marrë pak edhe me profilin e tij me gjasë duke I ngatërruar pak gjërat.
“Atij nuk ka kush I jep urdhëra në Departametin e Shtetit, ndoshta vetëm Jack Sullivan (këshilltari kryesor i Joe Biden). Bëhet fjalë për një njeri shumë të rëndësishëm”.
Ndryshe, përvec Kurtit e Osmanit, Cholet do të ketë takime edhe me opozitë. Bashkë me emisarin Gabriel Escobar dhe ambasadorin Jeff Hovenier do t’i takojë kreun e PDK’së Memli Krasniqi, kreun e LDK’së Lumir Abdixhiku dhe kreun e AAK’së Ramush Haradinaj.
Cholet vjen në Kosovë e Serbi pas tensioneve të fundit në veri dhe në kulmin e përpjekjeve që janë duke bërë SHBA dhe BE për të arritur një marrëveshje mes dy vendeve mbi bazën e planit franko-gjerman.

Të tjera
-
“Shkojmë në zgjedhje…”, Bajrami e ashpër: Veç pse Albulena po don të bëhet kryekuvendare
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka thënë se vend...
-
Gjobitet një qytetar për vozitje të rrezikshme me motoçikletë në Studenicë të Istogut
Policia e Kosovës ka ndërmarrë masa të menjëhershme ndaj një qytetari i cili ...
-
Takimi përmbyllës në Durrës, Edi Rama: Durrësi do të japë shtytje për 11 majin
Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, ka mbajtur takimin përmbyllës të fus...
-
Haziri: Kemi arritur në një pikë ku të gjithë na kërkojnë për bashkëpunim
Deputeti i LDK-së, Lutfi Haziri në ”Click” të RTV21 tha se LDK-ja ka qenë gji...
-
Jo me ekskursione por me tabletë, komuna e Skënderajt shpërblenë me dhurata nxënësit e dalluar në gara (Dokument)
Për dallim nga komuna e Gjilanit e cila ka zgjedhur që t’i dërgojë nxënësit m...
-
Pensionohet komandanti i Forcave Tokësore të FSK-së, Hysen Dreshaj ‘Besniku’
Komandanti i Komandës së Forcave Tokësore të FSK-së, (KOMFT), Hysen Dreshaj ë...
-
Çitaku: Duhet të shkojmë te presidentja, jo për koalicione, por për zhbllokim të Kuvendit
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, është zyrtarja e lartë e shtetit me legji...
-
Çeku: Nuk jemi për zgjedhje si opsion i parë, por nëse s’ka qeveri, ato janë të pashmangshme
Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, tha se zgjedhjet nuk ...
-
Vuçiq në Moskë, publikon video nga takimi me Putin: Më tha paske ardhur …
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq mbërriti në Moskë në prag të përvjetor...
-
Hoxhaj në Samitin e Euroazisë: Paqja nuk ndërtohet me forcë, por me dialog strategjik
Në një fjalim të fuqishëm në Samitin Ekonomik të Euroazisë, ish-Ministri i Ja...
-
Tahiri: Kosovës i duhet një qeveri që duhet të përbëhet nga partitë politike që në mandatin e kaluar ishin në opozitë
Deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri, tha se Kosovës i duhet një qeveri që duhet...
-
Imami i Qabesë, shejh Bandar Baleela, arrin për vizitë zyrtare në Kosovë
Imami i Qabesë, shejh Bandar Baleela, ka mbërritur sot për një vizitë zyrtare...