Shëndetësi

Cilët janë më të fortë, dhëmbët e bardhë apo të verdhë?

Autori: Gazeta inFokus 11:41 | 23 November 2023

“Dhëmbët e shëndoshë janë më të fortë, pavarësisht nëse janë të bardhë ose të verdhë”, thonë ekspertët.

Dhëmbët e bardhë të bukur që i shohim nëpër filma duhet harruar që mund t’i kemi në realitet.

Ato janë shtresa artificiale dhe nuk janë të shëndetshme. Dhëmbët e tillë nuk janë të fortë, kërkojnë kujdes të veçantë, sidomos atëherë kur jeni duke ngrënë ushqim.

-Advertisement-

Më të fuqishëm janë, padyshim, dhëmbët e shëndoshë, ndërsa ata nuk janë dhëmbë të bardhë. Së paku jo të tillë që zbardhohen sikur letra.

Dhëmbët e shëndoshë të natyrshëm janë për disa nuanca më të errët, prandaj duken sikur të jenë të verdhë.

Ngjyra natyrore e smaltit të dhëmbëve është e kaltër në të bardhë, por ajo njëkohësisht është edhe paksa e tejdukshme, ashtu që në kombinim me të verdhën jep ngjyrën, e cila është ose e hirtë e ndritshme ose e verdhë e ndritshme.

Ngjyra e errët e dhëmbëve mund të jetë pasojë e pirjes së duhanit ose pasojë e ndonjë çrregullimi të rrallë metabolik.

Kjo mund të rregullohet me zbardhimin dhe shkëlqimin e shtresës së sipërme të smaltit, e cila nëse realizohet nga ekspertët, asnjëherë nuk është e dëmshme.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Për Festën e Bajramit, ZBRITJE deri n’KUPË t’QIELLIT!

Të tjera