Cilët janë faktorët që dërgojnë deri te vendosja e stentave në zemër?
Autori: Elvira Haxhiu 15:04 | 21 September 2023
Këtë javë në emisionin e shëndetësisë “Doktor Plus” me Betim Morina, prodhim i Gazetës Infokus, është diskutuar për sulmin në zemër dhe trajtimin me stenta.
Për të dhënë më shumë informacione rreth kësaj teme në intervistën kryesore ishte i ftuar Dr. Artan Ahmeti, kardiolog dhe internist në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës dhe Poliklinikën “Cardio Plus“
Në këtë intervistë, Ahmeti ka thënë deri të mbyllja e damarit të zemrës ndikojnë shumë faktorë, siç është duhan pirja, hipertensioni e sëmundja e sheqerit.
“Për me ardhë deri te mbyllja e damarit të zemrës, ekziston një proces i komplikuar ku faktor kryesor është grumbullimi i yndyrës në arteriet e zemrës, pastaj çarja e pllakës aterosklerotike që ne i themi dhe pastaj mbyllja e damarëve të zemrës. Deri te grumbullimi i kësaj arterie koronare ndikojnë shumë faktorë. Një ndër ta është stili i jetës, pra njerëzit të cilët bëjnë një stil të jetës pa aktivitet fizik, duhan pirja, sëmundje të ndryshme të cilat i kanë pacientët, siç është hipertensioni ose tensioni i lartë i gjakut, sëmundja e sheqerit, rritja e yndyrës në gjak“, ka thënë kardiologu.
Ahmeti gjithashtu thotë se sëmundjet e ngjashme mund të jetë të trashëguara nga familjarët të cilët kanë pasur probleme sëmundjet e artereve koronare.
“Gjithashtu faktorët familjarë, pra në qoftë se në familje ka anëtarë me sëmundje të ngjashme edhe stresi, këta persona kanë gjasa të mëdha të sëmuren nga sëmundjet e artereve koronare, këta pacientë duhet të jenë shumë të kujdesshëm, kurse përndryshe edhe një preson tjetër i cili nuk e ka asnjë nga këto sëmundje dhe s’ka qenë kurrë te mjeku për asnjë problem, nuk ka garancion që ai nuk do të jetë i sëmurë nga sëmundjet e zemrës“, ka deklaruar ai në Doktor Plus.
Ndiqeni emisionin e plotë:
Kujtojmë se Doktor Plus këtë sezonë ka filluar një mision të ri për të ndihmuar ata që kanë nevojë.
Bashkë me sponsorët, miqtë tanë doktorë dhe specialist të shëndetësisë e me disa klinika private do të ofrojmë një numër të madh të trajtimeve falas për qytetarët.
Vlen të theksohet se prioritet të veçantë në ofrimin e shërbimeve falas do të kenë:
Familjet me asistencë sociale;
Familjarët e dëshmorëve dhe veteranët;
Fëmijët pa përkujdesje prindërore;
Të moshuarit që nuk kanë përkujdesje familjare;./Gazeta Infokus/
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...