Lajme

Cilat janë 15 vendet me më shumë shpenzime ushtarake botërore në vitin 2022

Autori: Gazeta inFokus 23:25 | 24 April 2023

Shpenzimet ushtarake në Europë prekën pikun në vitin 2022, me nivele të paregjistruara që nga fundi i Luftës së Ftohtë. Në raportin e tij të fundit, Instituti i Paqes në Stokholm thotë se rritja masive u nxit nga pushtimi rus i Ukrainës.

Shpenzimet ushtarake globale arritën një nivel të ri në vitin e pushtimit rus të Ukrainës duke u rritur me 3,7%, thënë ndryshe 2,24 trilionë dollarë në vitin 2022, sipas një raporti të publikuar sot nga instituti i kërkimit të paqes SIPRI, me qendër në Stokholm.

Europa pa rritjen më të lartë në të paktën 30 vjet, 13% e rregulluar nga inflacioni, kryesisht për shkak të rritjeve të shpenzimeve nga Rusia dhe Ukraina.

-Advertisement-

“Ndihma ushtarake për Kievin dhe shqetësimet për një kërcënim më të fortë nga Rusia ndikuan gjithashtu në vendimet e shpenzimeve të shumë vendeve të tjera”, sipas SIPRI.

Në nivel global, vendet e botës vazhduan të shpenzojnë më shumë para për ushtrinë se në vitin e kaluar dhe kjo për të tetin vit radhazi.

“Rritja e vazhdueshme e shpenzimeve ushtarake globale në vitet e fundit është një shenjë se ne po jetojmë në një botë gjithnjë e më të pasigurt”, shpjegoi studiuesja e SIPRI-t, Nan Tian.

15 vendet me më shumë shpenzime ushtarake botërore në vitin 2022

Lider i qartë në shpenzime mbeten SHBA, e ndjekur nga Kina dhe Rusia, duke përbërë 65 për qind të kuotës globale të shpenzimeve, e barabartë me 2.036 miliardë euro.

Ukraina regjistroi një rritje prej 640% dhe tani qëndron në vendin e 11-të, pas renditjes e 36-ta vitin e kaluar.

Në Europë, fuqitë e mëdha rritën shpenzimet me disa pikë përqindjeje, me Britaninë që shpenzoi 62 miliard e gjysmë euro. Gjermania dhe Franca i rritën në rreth 50 miliardë, ndërsa Italia i uli me 4.5 për qind, duke i çuar në 30 miliardë euro e gjysmë.

Raporti vjetor SIPRI konsiderohet si koleksioni më i plotë i të dhënave në botë për shpenzimet ushtarake të vendeve.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Coffee Show B2B në Zagreb nga Devolli Corporation

Të tjera