Cila ishte rëndësia e takimit të liderëve ballkanikë me Von Der Leyen?
Autori: Gazeta inFokus 07:10 | 20 September 2024
Edhe për pesë vitet e ardhshme, Ursula Von Der Leyen do të jetë Presidente e Komisionit Evropian. E dy muaj pas rizgjedhjes së saj, ajo ftoi në një drekë pune në Bruksel gjashtë liderët e Ballkanit Perëndimor. Në këtë takim, Kosova u përfaqësua nga kryeministri Albin Kurti ku njëra nga kërkesat e tij ishte edhe largimi i masave nga BE-ja. E njohësit e zhvillimeve politike thane se Von Der Leyen po tregon sjellje të mirë për Ballkanin Perëndimor.
Dy muaj më parë, e fitoi edhe një mandat si Presidente e Komisionit Evropian.
E pas rizgjedhjes së saj, Ursula Von Der Leyen i ftoi në një drekë pune gjashtë liderët e Ballkanit Perëndimor.
Në këtë takim, shtetin e ka përfaqësuar kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.
Analistit politik nga Tirana, Ben Andoni, tha për Tëvë1, me këtë takim, Von Der Leyen po tregon se ka predispozitë të mirë për Ballkanin Perëndimor.
Mirëpo sipas tij ka ende punë për të bërë.
E për Albinot Malokun kjo drekë punë është një takim rutinorë.
Qeveria e Kosovës përmes një komunikate treguan se në këtë drekë kryeministri Kurti bëri thirrje që të trajtohet aplikimi i Kosovës në BE, t’i jepet Kosovës pyetësori dhe statusi i vendit kandidat për anëtarësim si dhe të largohen masat e padrejta dhe jo fer ndaj Kosovës.
Në këtë drekë të punës, të pranishëm ishin edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuciq.
Të tjera
-
Zemërthyese: Gjyshja shkrepi foton e mbesës pesë minuta para se vogëlushja të vdiste
Një grua ka ndarë fotografinë e fundit të vajzës së saj e cila ishte shkrepur...
-
Sot mbahet Samiti i Ballkanit Perëndimor kundër diskriminimit racor
Sot në Prishtinë do të organizohet Samiti i Ballkanit Perëndimor kundër Diskr...
-
Moti sot i vranët dhe me intervale me diell
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, njofton se sot parashihet të jetë jet...
-
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë sipas kalendarit sot do të vazhd...
-
Kurti: Një shoqëri e lirë nga dhu*na është shoqëri më e fortë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se beteja për barazinë në shoqër...
-
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor – çka pritet nga dialogu?
Takimi i ardhshëm i kryenegociatorëve të Kosovës e Serbisë, Besnik Bislimi dh...
-
“Peci ka aludu se ‘fushata’ kundër tij ka nisur nga kolegët në Qeveri që kanë xhelozi” – Burim Ramadani thotë se qeveria ka probleme përbrenda
Analisti Burim Ramadani tha se në Qeverinë Kurti ka “panik ligjore”, sepse si...
-
Grabitje në një market në Pejë, një person i maskuar kanosi me thikë punëtoren dhe ia mori 500 euro
Marketet në vendin tonë jo rrallëherë janë cak i hajnave. Kjo dukuri po krijo...
-
Të shtëna armësh në Prishtinë, lëndohen disa persona
Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar sot në Prishtinë, pas një konflikti mid...
-
Shpalosja e programit për arsim në Vushtrri, Abdixhiku premton rritje të pagave për mësimdhënësit
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka shpalosur detaje nga tubimi që mbajti ...
-
Promovohet pulla postare kundër dhu*nës gjinore `Sot dhe Çdo Ditë Tjetër`
Posta e Kosovës, përmes Filatelisë së saj, ka lëshuar sonte në qarkullim post...
-
Osmani: Derisa çdo grua të jetë e lirë nga dhụna, asnjëra nga ne nuk është vërtetë e lirë
Në Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave, presidentja e Koso...