Cila është strategjia e Kosovës për luftimin e terrorizmit?

Autori: Gazeta inFokus
20:56 | 16 May 2023
Në kohën kur në Kosovë janë arrestuar edhe pesë persona për vepra penale që ndërlidhen me terrorizëm, Ministria e Punëve të Brendshme është duke e hartuar një strategji shtetërore për të përballuar këtë rrezik. Afati i saj do të jetë deri në vitin 2028, ndërsa në të parashihen veprimet që shteti duhet ti bëjë për të shmangur rreziqet që vijnë nga vepra të tilla.
Parandalimi, mbrojtja, ndjekja dhe reagimi janë 4 pikat me të cilat shteti i Kosovës ka paraparë t’i bëjë ballë, rrezikut nga terrorizmi.
Gjerë e gjatë shpjegohet gjithçka në Strategjinë Shtetërore për Parandalimin dhe Luftimin e Terrorizmit për vitin 2023 deri në 2028.
Strategjia e shtetit që ende nuk është miratuar, vë në pah se situata aktuale në Kosovë, lë të hapur rrezikun potencial për terrorizëm sidomos nacional e fetar.
“Ndër sfidat dhe kërcënimet e reja të mundshme janë indikacionet që vijnë nga grupe, lëvizje dhe organizata pa dallim, të cilat synojnë de-stabilizimin e situatës së sigurisë, rendit demokratik dhe kohezionit social, pa përjashtuar mundësinë e sulmeve terroriste në Republikën e Kosovës për të arritur qëllimet e tyre. Republika e Kosovës, përveç që sfidohet me forma të tjera të aktiviteteve terroriste, si ajo me motive nacionaliste dhe politike si dhe me tendenca për të ndërhyrë në rendin kushtetues të Kosovës nga shtetet jomiqësore, po përballet edhe me terrorizmin me motive fetare. “
Por për parandalim, shteti ka dalë me 4 objektiva kryesore, të cilat për brenda kanë dhjetëra synime e veprime që do të ndërmerren veç e veç.
“Identifikimi dhe adresimi i rrethanave që çojnë në ekstremizmin e dhunshëm dhe radikalizëm që shpie në terrorizëm dhe minimizimi i ndikimit të tyre. Sfidimi i ideologjive dhe narrativave të grupeve terroriste dhe mbështetësve të tyre. Ndërhyrja e hershme për të mbrojtur dhe mbështetur ata që janë më të rrezikuar nga radikalizmi. Rehabilitimi, riintegrimi dhe shkëputja.”
Të rëndësishme strategjia i ka edhe politikat e ndjekjes dhe reagimit në raste të shfaqjes së terrorizmit.
Pengimi dhe hetimi i individëve dhe grupeve që ndikojnë, rekrutojnë, financojnë, mbështesin, planifikojnë sulme terroriste si dhe tentojnë të ndërtojnë legjitimitet brenda territorit të Republikës së Kosovës. Forcimi i kapaciteteve institucionale për ndjekje penale dhe procedim efektiv. Luftimi i financimit të terrorizmit. Gatishmëri për reagim dhe menaxhim të situatave me qëllim të minimizimit të pasojave në rast të ndonjë sulmi të mundshëm terrorist. Fuqizimi i kapaciteteve dhe aftësisë reaguese të institucioneve përkatëse për gatishmëri dhe reagim.
Ndërkohë, si pozitive hartimin e strategjisë së re po e sheh edhe eksperti i sigurisë, Drizan Shala.
Kjo Strategji Shtetërore për Parandalimin dhe Luftimin e Terrorizmit është dokumenti i katërt strategjik i hartuar nga Republika e Kosovës me qëllim të parandalimit dhe luftimit të ekstremizmit të dhunshëm dhe terrorizmit./RTV Dukagjini/

Të tjera
-
Komuna e Prishtinës fiton betejën me “Pastrimin”, ja vendimi i plotë i OSHP-së
Organi Shqyrtues i Prokurimit (OSHP) me vendim i ka hapë rrugë Komunës së Pri...
-
Mustafa për deklaratën e Trumpit: Duhet të merret shumë seriozisht, por nuk shoh situatë favorizuese
Ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, është deklaruar për Klankosova.tv li...
-
Një 54 vjeçar që jetonte i vetëm gjendet i vdekur në banesën e tij në Mitrovicë
Një burrë 54 vjeç, i cili jetonte i vetëm, është gjetur i vdekur në banesën e...
-
KQZ tregon datat kur qytetarët mund të ndërrojnë Qendrën e Votimit brenda komunës
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar se nga data 28 qershor deri ...
-
Artan Abrashi tregon nëse do të jetë kandidat për kryetar të Prizrenit nga LVV
Kryetari i Degës së Vetëvendosjes në Prizren dhe njëherish edhe deputet i Kuv...
-
Aktakuzë kundër katër personave në Prizren për shitblerje n*arkotikësh, detaje
Prokuroria Themelore në Prizren ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë kundër kat...
-
Balena shfaqet në brigjet shqiptare – këto janë pamjet nga helikopteri
Një balenë është shfaqur në ujërat pranë Karaburunit. Artan Shkreli ka nda...
-
Qytetari në Istog dorëzon në polici portofolin me 320 euro
Një qytetar në Istog ka gjetur një portofol të një gruaje. Portofolin me 3...
-
Para zgjedhjeve lokale – Kurti vendos gurthemelin për Qendrën e re të Mjekësisë Familjare në Shtime
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, së bashku me kryetarin e komunës së Shti...
-
“Oligarkët e naftës”, HIB dhe Petrol Company – që dikur VV i akuzonte për korrupsion e lidhje me pushtetet e kaluara – shpërblehen me tender prej 16 milionë euro
Dy kompani të derivateve të naftës, që dikur ishin në shënjestër të akuzave n...
-
EKSKLUZIVE: Burim Berisha heq dorë përfundimisht nga Fushë Kosova, ky do të jetë kandidati i ri i LDK-së
Kryetari aktual i Komunës së Fushë Kosovës, Burim Berisha, në një prononcim e...
-
Gazetari i njohur ekz*ekutohet me vendim gjykate në Arabinë Saudite
Një gazetar i njohur saudit, i arrestuar në vitin 2018 dhe i dënuar për akuza...