Fokus

Cila është dashuria e parë e Rasim Thaçit (Video)

Autori: Hateme Smajli 22:05 | 09 November 2019

Rasim Thaçi aktori i mirënjohur shqiptar si asnjëherë më parë rrëfen për dashurinë e tij të shkollës fillore.

Këtë ai e rrëfen në emisionin N’Konak që është prodhim i Gazetës inFokus.

Ai thotë se në shkollën fillore ishte dashuruar me një femër dhe se si nuk i tregonte askujt për të.

-Advertisement-

“Në shkollën fillore në Pejton më kujtohet interesant njëfarë ideje u pata dashuru me një femër e me të thanë të drejtën as nuk hangsha as nuk pisha u bona u thava krejt as nuk i tregojsha kerkujt, interesant ajo dashuria e parë” rrëfen Thaçi.

Ai tregon edhe sesi ishte detyruar ti tregonte nënës së tij për këtë dashuri për shkak se ajo ishte bërë merak se pse ai nuk po hante.

“Nuk tregojsha asgjë dhe mas një kohe me nanën i thashë jom dashuru me një qikë dhe nëna ka bisedu me ata, kqyr djalin tem pak duje, ajo ka pranu po une masanej lypa tepër për në atë moshë dhe dojsha me u martu mirëpo ajo dashuri nuk zgjati shumë  si dashuria e pubertetit” rrëfen aktori./Gazeta inFokus/

 

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Studente dhe prind, Medina Berisha tregon për rrugëtimin e saj akademik në UNI- Universum International College, fuqizuar nga Arizona State…
-Advertisement-

Të tjera