Lifestyle

Çifti martohet në spital, vajza e tyre e sëmurë bëhet shoqëruesja e nuses

Autori: Gazeta inFokus 13:46 | 01 July 2021

Një çift nga Anglia u martuan në Spitalin e Fëmijëve në Bristol, konkretisht në dhomën ku kishin të shtruar vajzën e tyre.

Karim dhe Louise Rezaie, kishin dëshirë të martoheshin jashtë spitalit dhe të kishin vajzën e tyre si shoqëruese të nuses.

Por kjo nuk ishte e mundur pasi vogëlushja është diagnostifikuar me një sëmundje të rrallë dhe nuk lejonte që ajo të dilte jashtë spitalit.

-Advertisement-

Layla, e cila lindi në Ditën e Krishtlindjeve, ka sindromën Charge, një mutacion gjenetik që ndikon në shikimin dhe zemrën e saj dhe shkakton ndërlikime të tjera.

Mjekët i kishin thënë prindërve që mund të ju duhen javë ose muaj para se ta marrin vajzën e tyre në shtëpi, prandaj ata u detyruan dhe morën këtë vendim të martesës.

Teknologjia në kuzhinë nuk është vetëm çështje komoditeti, por edhe kohe: Njihuni me pllakën inovative me induksion Miele KM 8000!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy