Sport

Chelsea ofron 55 milionë euro për yllin e Tottenhamit

Autori: Gazeta inFokus 17:55 | 16 August 2017

Chelsea vazhdon të jetë në kërkim të një mbrojtësi të majtë për sezonin e ri.

Trajneri i Chelseat, Antonio Conte ka kërkuar nga drejtuesit e klubit që të transferojnë një mbrojtës të majtë.

Dëshira kryesor e Chelseat është Alex Sandro i Juventusit, por italianët kanë refuzuar 70 milionë euro të Chelseat.

Sipas The Sun, Chelsea tashmë ka kthyer vëmendjen nga mbrojtësi anglez i Tottenhamit, Dannny Rose.

-Advertisement-

Për anglezin Chelsea ka ofruar 55 milionë euro. Lojtari është i gatshëm të largohet nga Tottenham, pasi ka thënë se qëllimi i tij është të fitojë tituj dhe këtë nuk mund ta bëjë me skuadrën aktuale.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
TEB sjellë edhe kartelën prestigjioze VISA Infinite
-Advertisement-

Të tjera