Chelsea ofron 23 milionë euro për Hysajn
Autori: Gazeta inFokus 14:02 | 24 January 2019
“Elseid Hysaj tek Chelsea”, ky është një nga titujt e fundit që ofron kjo merkato. Sarri që pas afrimit të Gonzalo Higuian në organikën e tij kërkon edhe shërbimet e shkodranit tek “Blutë” e Londrës.
Lajmin e publikon e përditshmja britanike “Daily Mirror”, e cila thekson predispozitën e trajnerit të Chelsea-it për të transferuar në “Stamford Bridge” një tjetër lojtar të stërvitur prej tij, si tek Empoli ashtu dhe tek Napoli.
Për mbrojtësin e kombëtares shqiptare të futbollit, i cili ka një kontratë të vlefshme me Napolin deri në qershor të 2021, projektohet një huazim me të drejtë blerjeje në fund të sezonit, për një shifër që De Laurentiis do ta quante të arsyeshme.
Shkodrani 24-vjeçar i cili mbërriti në Itali në 2009-ën, pas ndalesës tek Empoli e gjeti dimensionin e tij të vërtetë në Serinë A pikërisht nën drejtimin e teknikut Sarri.
Me emërimin e tij si në stolin e Napolit në verën e 2015-ës, Sarri zgjodhi të merrte me vete edhe mbrojtësin shqiptar i cili me fanellën e kaltër ka koleksionuar 155 prezenca mes kampionatit dhe Kupës së Italisë dhe atyre europiane.
Me ardhjen e Ancelottit shkodrani ka humbuar statusin e tij prej titullari të padiskutueshëm, detaj ky, që shto edhe predispozitën e Sarrit ndaj tij konsiderohen si faktorë që e shtyjnë Hysajn për të ndryshuar ambient.
Mediat angelze e japin të këtë transferim si një operacion shumë propabël.
Megjithatë ka edhe nga ata lojtarë që nuk e duan shkodranin te Chelsea dhe njëri prej tyre është spanjolli Azpilicueta.
Ndërkohë oferta e parë e skuadrës angleze për Hysajn është 23 milionë euro, një shifër që është konsideruar e ulët nga Napoli.
Të tjera
-
Mimoza Kusari Lila diagnostikohet me kancer të gjirit, njofton se e kreu me sukses operimin në QKUK
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari Lila ka n...
-
Treni cak i sulmeve me gurë – zëdhënësi i “Trainkos” thotë se po ballafaqohen vazhdimisht me rreziqe
Treni i linjës Prishtinë-Pejë, më 3 nëntor është sulmuar me gurë nga disa per...
-
Voziti me fëmijë në prehër, gjobitet dhe i merret patentë shoferi
Policia e Kosovës e ka gjobitur me 400 euro dhe ia ka marrë patentë shoferin ...
-
Limaj prezanton tre kandidatë për deputetë: Kanë përvoje institucionale
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, përmes një postimi në Facebo...
-
‘Tita’ i dyshuar për vrạsjen në Gjilan ka të kaluar krịminale, në fillim të vitit thẹri me thịkë dy persona te kazinotë
Një rast i rëndë u shënua të enjten në mesditë, në qytetin e Gjilanit, ku një...
-
Aktakuzë kundër 26 zyrtarëve policorë, të dyshuar për “Marrje ryshfeti” në pikën kufitare Vërmicë
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur sot aktakuzë në Gjyka...
-
Arrestohen dy burra në veri për vjedhje të pyllit, Policia ua sekuestron mjetet me dru, sharrat dhe dy radiolidhje
Dy persona janë arrestuar në Mitrovicë të Veriut, nën dyshimin për vjedhje të...
-
Hamza në Gjermani takon njerëzit e Scholz dhe Baerbock, flet për vizionin e tij për ekonomi e investime të huaja
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka njoftuar se është duke q...
-
Deri më 26 dhjetor mund të ndërrohet Qendra e Votimit brenda komunës
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se vazhdon të jetë i hapur afati p...
-
Policia shqiptoi mbi 2 mijë e 400 gjoba trafiku për 24 orë
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se brenda 24 orëve të kaluara ka shqiptuar...
-
Osmani diskuton me kryeministrin estonez për anëtarësimin e Kosovës në KiE
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në kuadër të samitit të Komunitetit Poli...
-
Rama me një përqafim ndryshe për Zelenskyn
Kryeministri Edi Rama i ka dhuruar një përqafim ndryshe presidentit ukrainas,...