Sport

Chelsea ndëshkon tifozët që fyen Raheem Sterlingun

Autori: Gazeta inFokus 19:17 | 10 December 2018

Anësori i Manchester City u sulmua nga mbështetësit në Stamford Bridge të shtunën dhe Blues kanë marrë masa kundër atyre që janë përfshirë në këtë incident, shkruan GazetainFokus.

Chelsea ka pezulluar katër përkrahës nga ndjekja e ndeshjeve për fyrje raciste të drejtuar ndaj Raheem Sterling gjatë ndeshjes së së shtunës kundër Manchester City.

Pamjet televizive që shkuan viral në mediat sociale treguan spektatorët duke bërtitur në drejtim të Sterling derisa shkoi për të marrur topin gjatë ndeshjes së Premier League në Stamford Bridge.

-Advertisement-

Dhe Chelsea konfirmoi të hënën se disa prej atyre që janë përgjegjës janë identifikuar dhe ndaluar të marrin pjesë në lojërat e ardhshme, duke premtuar “sanksione të ashpra” për sjelljen raciste midis tifozëve. /GazetainFokus.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
MYZHDE për krejt!

Të tjera