Sport

Chelsea me drejtor të ri sportiv, Todd Boehley i beson zbuluesit të Erling Haalandit

Autori: Gazeta inFokus 10:42 | 19 September 2022

Chelsea kërkon një tjetër “përforcim” cilësor për të projektuar të ardhmen. Sipas gazetarit të njohur italian, Fabrizio Romano, i specializuar në lëvizjet e merkatos, presidenti i “bluve” të Londrës, Todd Boehly, ka mundur t’i rrëmbejë Red Bull Salzburgut drejtorin sportiv, Christoph Freund. Edhe pse zyrtarizimi mundon, është e kryer që Freund do të mbrojë interesat e skuadrës londineze. Për këtë lëvizje janë njoftuar edhe drejtuesit e Salzburgut.

Romano shpjegon edhe arsyet pse Boehly ka vendosur t’ia besojë këtë rol austriakut? Sepse ai është një zbulues i madh talentesh. Ka bërë të mundur blerjen e Erling Haalandit nga Molde në vitin 2019, si dhe ka zbuluar Bejanin Seskon, talentin slloven, që ishte objektiv i Chelsea-t. Pikërisht gjatë bisedimeve për Seskon, Todd Boehly pat shansin të bisedonte me Freund, duke kuptuar ishte njeriu i duhur për t’i besuar vendime të rëndësishme sportive në ekipin e tij.

Të tjera