Sport

Chelsea dhe Liverpool ndajnë pikët

Autori: Gazeta inFokus 19:54 | 02 January 2022

Ka përfunduar derbi i sotëm mes kampionit evropian Chelsea dhe gjigandit anglez Liverpool, ku të dyja skuadrat kanë ndarë pikët e barabarta në “Stamford Bridge”.

Pas 90’ minutave lojë të zhvilluara, Chelsea ka barazuar si vendas me rezultat 2:2 me skuadrën e Liverpoolit.

Fillimisht, ishin “Të Kuqtë” ata të cilët e zhbllokuan rezultatin të parët, ku sulmuesi Sadio Mane shënon për 1:0 në minutën e 9’ të ndeshjes.

-Advertisement-

Liverpooli dyfishoi rezultatin përmes yllit egjiptian Mohamed Salah në minutën e 26’ të ndeshjes.

Chelsea arriti të rikthehet në lojë përmes mesfushorit kroat Mateo Kovacic, ku ky i fundit shënon një super gol në minutën e 42’.

Golin e barazimit për “Blutë” e Londrës dhe të fundit në këtë ndeshje e shënoi sulmuesi anësorë Christian Pulisic, i cili shënon në minutën e 45’+1 shtesë për rezultatin përfundimtar 2:2.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKT Kosova dhe Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruajnë vazhdimin e marrëveshjes së sponsorizimit për periudhë 10-vjeçare
-Advertisement-

Të tjera