Sport

Chelsea “blindon” deri në vitin 2023 francezin Ngolo Kante

Autori: Gazeta inFokus 10:38 | 23 November 2018

Chelsea “blindon” një nga elementët më të rëndësishëm të mesfushës. Blutë e Londrës kanë rinovuar kontratën me Ngolo Kante, i cili do të jetë i lidhur me klubit deri në vitin 2022. Sigurisht që për kampionin e botës me Francën do të ketë edhe rritje të pagës. Ai do të përfitojë të paktën 290 mijë paund në javë për 5 vitet e ardhshme.

Praktikisht, bëhet fjalë për dyfishin të të ardhurave, pasi në bazë të kontratës aktuale, që i skadonte në vitin 2021, paguhej 150 mijë paundë në javë.

Bisedimet për marrëveshjen e re nisën që në verë dhe përfunduan me shtrëngim duarsh mes palëve. 27-vjeçari, në fakt kërkohej me ngulm nga PSG, por drejtuesit e Chelsea-t u treguan të kujdesshëm, duke nënshkruar kontratën e re të përmirësuar financiarisht.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të katërt "Banka e Vitit 2024 në Kosovë" nga The Banker
-Advertisement-

Të tjera