Sport

Challandes: Jemi përmirësuar ndjeshëm

Autori: Gazeta inFokus 10:35 | 30 May 2018

Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Bernard Challandes, ka regjistruar fitoren e tretë në po aq ndeshje në krye të “Dardanëve”, duke shënuar 6 gola dhe duke mos pësuar asnjë. Kosova e zviceranit i dha leksion Kombëtares së Shqipërisë së Cristian Panuccit, duke e mposhtur si me rezultat (3:0), ashtu edhe me lojë, shkruan infokusi.

“A e kam pritur këtë fitore? Gjithmonë ne futemi në fushën e lojës për të fituar dhe të njëjtën gjë bëmë edhe sot. Prisja një ekip me shumë kapacitete në aspektin teknik dhe shumë entuziazëm gjë që e pashë nga djemtë në fushën e lojës, për çka i përgëzojë. Fitorja 3-0 është një rezultat mjaft i mirë, por ky është vetëm fillimi dhe duhet ende të punojmë shumë”, ka theksuar Challandes.

LEXO EDHE:Fjalët e Panuccit pas humbjes me Kosovën (VIDEO)

-Advertisement-

“Tri ndeshje, tri fitore dhe asnjë gol i pësuar? Është një tregues shumë i mirë, që kemi punuar dhe jemi përmirësuar në mbrojtje, por sot i gjithë ekipi luajti mirë dhe ende duhet të punojmë shumë. Çelësi i fitores? Kemi bërë lojë të disiplinuar, me shumë pasime, si dhe kemi fituar të gjithë topat e parë dhe të dytë. Dua të falënderoj të gjithë lojtarët për paraqitjen e sotme, por edhe në dy ndeshjet e kaluara”, ka shtuar Challandes.

Në fund, përzgjedhësi i “Dardanëve” ka folur edhe sa i përket asaj nëse tani pas këtyre tri ndeshjeve beson në kualifikimin në Evropian.
“Nuk mendoj ende për kualifikimin në Kampionatin Evropian, pasi s’kam ardhur me objektiva të tillë të lartë. Kam ardhur për ta rritur këtë ekip dhe për të luajtur futboll të bukur. Nëse arrijmë të përmirësohemi dhe të shkojmë aty ku duhet, normalisht që do të vijnë edhe rezultatet”. /INFOKUSI.COM

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Gjermani shpalos koleksionin e produkteve të reja në panairin Heimtextil në Frankfurt

Të tjera