Sport

Challandes: Jemi në kontakt me kosovarët e Zvicrës dhe Gjermanisë U-21

Autori: Gazeta inFokus 18:12 | 23 November 2020

Trajneri i Kosovës, Bernard Challandes në një intervistë për Koha.net ka lënë të hapur mundësinë për afrime të reja tek Kosova.

Selektori i Kosovës tregoi se ka folur me të gjithë kandidatët potencial dhe do të shohim se a do të afrohen ata tek Kosova apo jo, teksa shtoi se “Dardanët” kërkojnë cilësi dhe jo vetëm numër.

“Lojtarë të rinj në të ardhmen do të ketë sikurse Fazliji dhe duhet të shohim se kë mund ta marrim. E dimë që kemi lojtarë që luajnë te Zvicra U21 dhe Gjermania U21, por duhet të presim derisa të përfundojë raundi final i kësaj gjenerate në muajin qershor dhe pastaj gjithçka është e mundur. Kemi folur me të gjithë kandidatët potencialë dhe do të shohim. Duhet pasur parasysh se po kërkojmë cilësi dhe jo vetëm numër. Kështu që duhet të presim”, tha Challandes.

-Advertisement-

Kosova u rikthye tek fitoret kundër Moldavisë pas shumë humbjesh radhazi.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E treta e verteta, shpallet fituesi I trete I Lojes Shperblyese se Artmotion?

Të tjera