Sport

Challandes: Dy prurjet e reja të Kosovës, s’do mund të luajnë kundër Malit të Zi

Autori: Gazeta inFokus 18:28 | 06 June 2019

Trajneri Bernard Challandes, në konferencën për shtyp ka treguar se dy nga prurjet e reja të Kosovës në qershor, mesfushori Ylldren Ibrahimaj dhe Ibrahim Dreshevic nuk do të mund të luajnë për Kosovën, pasi që ende nuk kanë marrë dritën jeshile nga FIFAKombëtarja e Kosovës nesër pritet që të luajë kundër Malit të Zi në eliminatore për Euro 2020. Kjo është ndeshja e dytë e dardanëve në eliminatore pas barazimit në Prishtinë me Bullgarinë 1-1.

Trajneri Bernard Challandes ka disa mungesa në dy ndeshjet e qershorit, përfshirë Valon Berisha, Hekuran Kryeziu dhe Besar Ibrahimi dhe për këtë ai kishte ftuar edhe dy përforcime të reja si, mesfushorin ofensivë të Viking Stavenger, Ylldren Ibrahimaj dhe mbrojtësin e Hereenven, Ibrahim Dresevic.

I pyetur nga gazetarët për tri prurjet e reja, Ibrahimaj, Dresevic dhe Hadergjonaj, Challandes ka thënë se përveç Hadergjonajt dy lojtarët e tjerë nuk do të paraqiten kundër Malit të Zi.

-Advertisement-

“Dresheviq dhe Ibrahimaj, nuk do të paraqiten pasi që ende nuk është kompletuar dokumentacioni i FIFA-s, kurse për Hadergjonaj – ai është gati për të luajtur”, ka thënë Challandes.

Trajneri zviceran ka thënë se për të kjo pritet që të jetë një ndeshje e vështirë por edhe interesante, edhe pse mos-prania e tifozëve do ta zbeh pak a shumë këtë takim.

Kurse sa i përket kapitenit të Kosovës, Challandes ka thënë se ende nuk ka vendosur.

“Kapiteni i Kosovës? Ne kemi humbur katër kapitenë, por kapiteni nuk është problemi kryesor. Do të pres stërvitjet këtë mbrëmje që të vendosi për kapitenin nesër”.

Duke folur për Aro Muriq, pasi që ai kur ishte i ri kishte përfaqësuar Malin e Zi në rangjet e grupmoshave, Challandes thotë se kjo situatë “është speciale por jo edhe aq”.

“Është një situatë speciale por jo edhe aq speciale për këtë vend. Kemi disa lojtarë që kanë luajtur edhe për Shqipërinë mandej për Kosovën dhe anasjelltas. Ka edhe shumë lojtarë kosovar që kanë lindur në Kosovë por luajnë për Shqipërinë, pra nuk është edhe aq speciale”.

Megjithatë, zvicerani do të flet me Muriqin gjatë ditës për paraqitjen e tij kundër vendlindjes.

“Po, do të flas me të. Ai është një portier i ri dhe kualitativ. Do të flas me të vetëm për futbollin dhe për koncentrimin e tij sa më shumë në këtë ndeshje”.

Krejt në fund, Challandes ka thënë se nuk do të tregoj skemën e tij taktike për përballjen kundër Malit të Zi.

Ndeshja e dytë e Kosovës për Eliminatorët Euro 2020 do të luhet nesër mbrëma duke filluar nga ora 20:45.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Las Vegas Market prezanton linjat e reja të dyshekëve për tregun amerikan
-Advertisement-

Të tjera