Lajme

Çfarë u bisedua sot mes Kurtit dhe kryediplomatit grek

Autori: Gazeta inFokus 17:21 | 20 December 2022

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti priti në një drekë pune Ministrin e Jashtëm të Greqisë, Nikos Dendias.

U bisedua për mundësitë e thellimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Greqisë, ndërsa u theksuan raportet e shkëlqyeshme ekzistuese ndërmjet të dyja vendeve.

Kryeministri Kurti ritheksoi perspektivën evropiane të vendit tonë, si dhe aspiratat e Republikës së Kosovës për integrimin e mëtutjeshëm në organizata ndërkombëtare.

-Advertisement-

U bisedua për çështjet aktuale, zhvillimet rajonale, si dhe perspektivën zhvillimore dhe integruese të Ballkanit Perëndimor.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vrasja e Lulzim Fejzullahut, vjen reagimi i parë nga ministrja Haxhiu

Të tjera